Kosova
Rama: BE-ja është e qartë për situatën në veri
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë që veprimet e Kosovës janë absurde dhe ato të Serbisë nxitëse, për situatën e krijuar në veri.
“BE-ja nuk mund të ishte më e qartë! Vazhdimi i këtij mosplani absurd duke vendosur policinë për të mbrojtur ndërtesat boshe, në të cilat zyrtarët e zgjedhur nuk mund të hyjnë, dhe nga ana tjetër, vendosja e trupave të ushtrisë për të kënduar në kufirin e një vendi tjetër nuk mund të ishte më vetëshkaktuese dhe më pak evropiane”, ka shkruar Rama në Twitter.
Ai ka shtuar se Kosova dhe Serbia duhet të gjejnë zgjidhje për këto tensione para se BE-ja të zbatojë masa të forta kundër të dyjave.
“Shpresoj shumë që Kosova jonë vëllazërore dhe Serbia mike do ta zgjidhin këtë konflikt përpara se BE-ja të zbatojë masa të forta kundër tyre. Ata duhet të veprojnë shpejt dhe të kuptojnë se përmbushja e kërkesave të BE-së do të thotë kthim në vete si shtete evropiane përgjegjëse”, u shpreh ai, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Adis Tairi, me HealthCampus përgatit kuadrot e kujdesit shëndetësor në Zvicër Nga praktikanti te HealthCampus – për më shumë kuadro në kujdesin shëndetësor zviceran... -
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi!
Jeta në Zvicër
-
Adis Tairi, me HealthCampus përgatit kuadrot e kujdesit shëndetësor në Zvicër Nga praktikanti te HealthCampus – për më shumë kuadro në kujdesin shëndetësor zviceran... -
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi












