Shqipëria
Rama: Clintoni hapi një epokë të re në Ballkan
Ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton, po qëndron për vizitë në Shqipëri. Ceremonia zyrtare për Bill Clinton, ku ai do të nderohet me “Yllin e Mirënjohjes për Arritjet Publike”, u çel me një këngë të Manjola Nallbanit dedikuar ish-presidentit.
Ndërsa më pas fjalën e mori kryeministri Rama, i cili shprehu falënderimet e tij ndaj ish-presidentit dhe tha se ka qenë pikërisht ai që bëri të mundur gjetjen e aleatëve për çlirimin e Kosovës.
“E vërteta si drita e diellit, është se pa atë revolucion politik brenda të majtës europianë, ku e majta ideologjike në perëndim të Evropës shikonte te Millosheviçi një viktimë potenciale të imperializmit amerikan dhe jo një xhelat të pashpirt të popullit të dhunuar të Kosovës, presidenti Klinton nuk do i kishte gjetur kurrë aleatët për shkrimin e historisë së çlirimit të Ballkanit perëndimor nga diktatori i fundit”, tha Rama.
Ai theksoi se Clintoni me 5 aleatët kryesorë mundësoi vendimmarrjen historike të NATOS-s çlirimin e Kosovës dhe çeljen e një epoke të re, për këtë lagje si fuçia e barutit në zemër të Europës me emrin Ballkan./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër Dokumentet e sapo publikuara në lidhje me skandalin e të dënuarit amerikan për abuzim seksual, Jeffrey... -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud -
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv













