CH-Ballkani
Rama dhe Begaj urojnë Kurtin
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar Albin Kurtin për fitoren në zgjedhjet e parakohshme të mbajtura të dielën në Kosovë.
Ai ka thënë se uron që mandati i ri do të kthehet në mbarësi për Kosovën dhe marrëdhënie vëllazërore mes dy shteteve.
“E kam uruar kryeministrin e rizgjedhur të Kosovës, për fitoren domethënëse dhe uroj që mandati i konfirmuar nga populli i Kosovës për Albinin e për partinë e tij, të kthehet në sukses e në mbarësi për Kosovën, si edhe për marrëdhënien vëllazërore mes dy shteteve tona. Gëzuar”, ka shkruar Rama në platformën “X”.
Po ashtu e ka uruar Kurtin për fitore edhe presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, transmeton albinfo.ch.
“Urime Kosovë! Urime Albin Kurti! Qytetarët e Kosovës shprehën vullnetin e tyre demokratik për institucione të reja që do të qeverisin vendin. Uroj dhe besoj që kjo votë të shndërrohet në përgjegjësi institucionale, për t’i dhënë Kosovës dhe qytetarëve të saj një të ardhme të begatë, të drejtë dhe evropiane”, ka shkruar Begaj në Facebook.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Mediat zvicerane mbi “përfshirjen e zëshme” të diasporës në zgjedhjet kosovare Ajo që e dallon qasjen e këtyre mediave në raport me zgjedhjet aktuale është përfshirja e... -
Në 25 përfaqësi diplomatike votuan 81.29% të personave të regjistruar -
Pjesëmarrja e votuesve në Konsullatën e Kosovës në Cyrih ishte 89% -
Votimi i diasporës deri në ora 13:00: Votuan mbi 7 mijë votues -
Foto: Votimi në Konsullatën e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Ekspertët parashikojnë se franga zvicerane do të mbetet e fortë në vitin 2026 Franga zvicerane nuk po dobësohet, pavarësisht tronditjes së tarifave amerikane që kërcënuan të godisnin ekonominë zvicerane.... -
Posta zvicerane shpërndau 23 milionë pako në fund të vitit, me një rekord më 2 dhjetor -
Gjykata zvicerane vendos se filmat pornografikë me aktorë të “rinuar” digjitalisht janë të paligjshëm -
Deputeti: Natyralizimi duhet të lidhet me përmirësimin e aftësive gjuhësore -
Debati mbi “kapakun e popullsisë” prej 10 milionësh ndez politikanët zviceranë













