Kosova
Rama: Kam nënshkruar 13 marrëveshje me Kosovën, pres takim sot me Kurtin
Rama ka thënë se pret nga kryeministri i Kosovës që të konfirmojë takimin me të të enjten pasdite, pas nënshkrimit nga ana e Qeverisë së tij.
Mësohet se Qeveria e Shqipërisë ka nënshkruar 13 marrëveshjet me Kosovës, që ishin paraparë të nënshkruheshin në mbledhjen e dy qeverive më 14 qershor, ka thënë kryeministri Edi Rama, përcjell albinfo.ch.
Po ashtu, kryeministri Rama ka thënë se pret nga kryeministri i Kosovës që të konfirmojë takimin me të të enjten pasdite, pas nënshkrimit nga ana e Qeverisë së tij.
Ai ka shtuar tutje se marrëveshjet presin vetëm nënshkrimin e kabinetit qeveritar të Kosovës që të futen në fuqi.
“Pas pak drejt Shkupit për të nisur vizitën dyditore në kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor. Sot të mëngjes janë dorëzuar në ministrinë e jashtme në Kosovë të 13 marrëveshjet e mbledhjes së dy qeverive të firmosura nga ana jonë. Me kundërfirmosjen e palës kosovare ato hyjnë menjëherë në fuqi. Mbetem me shpresë se pas heqjes së merakut të shprehur publikisht nga KM Kurti për qytetarët e penguar të përfitojnë nga 13 marrëveshjet, do të kemi edhe konfirmimin e takimit me Albinin sot pasdite”, ka shkruar Rama në Twitter.
Kryeministri i Shqipërisë sot pasdite pritet të jetë në Prishtinë, në kuadër të përgatitjeve për Procesin e Berlinit, ku janë konfirmuar takimet e tij me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca.
Kryeministri Kurti ka thënë të mërkurën se me Ramën do të takohej vetëm nëse do të ketë mbledhje të dy qeverive shqiptare, e cila e paraparë më 14 qershor u anulua nga Qeveria e Shqipërisë shkaku i gjendjes në veri.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën











