Kosova
Rama: Komiteti i Ministrave duhet ta vulosë anëtarësimin e Kosovës
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas votimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Rama në një postim në Facebook e quajti historik këtë votim, ndërsa bëri thirrje që në maj, në Komitetin e Ministrave, që është edhe hapi i fundit që i hap rrugë anëtarësimit, të gjithë duhet të bëjnë gjënë e duhur, vulosjen e këtij anëtarësimi, raporton albinfo.ch.
Tutje Rama tha gjithashtu se mozaikut evropian të Këshillit të Evropës i mungon një gur i pazëvendësueshëm, që është Kosova.
“Urime, urime, urime nga zemra Kosovës dhe falëminderit të gjithë miqve e partnerëve në Asamblenë Parlamentare që na mbështetën në hedhjen e këtij hapi të drejtë, i cili i dha Kosovës çka i takonte dhe i bëri nder vetë Këshillit të Evropës”, ka shkruar Rama./Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshjen për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool Në Gjenevë, autoritetet po e mbajnë nën vëzhgim shitjen e alkoolit tek të miturit. Këtë vit,... -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena -
Shkatërrohet rrjeti kriminal francez/zviceran -
Zvicër: Dallime të mëdha çmimesh në vendpushimet e skive -
FSO: Pabarazi në punësim mes migrantëve dhe vendasve











