Kosova
Rama kritika të ashpra për Vuçiqin: Serbia të njohë Kosovën, të ndalojë manovrat ushtarake në veri dhe t’i kthehet dialogut
Thirrja për njohje të Kosovës nga OKB ishte një përparësi e jona në New York. Kështu ka filluar fjalimin e tij kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në Prishtinë.
Ka premtuar, se do të angazhohet për njohjen e Kosovës.
“Një nga përparësitë e Shqipërisë, si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, do të jetë pikërish nxitja e njohjes nga të gjithë e realitetit të pakthyeshëm të Kosovës, si përmbyllje e natyrshme edhe formalisht e kapitullit të shpërbërjes së ish Jugosllavisë”, premtoi Rama.
Ka folur edhe për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës. Ka porositur se Serbia duhet ta njoh realitetin e pakthyeshëm të pavarësisë së Kosovës dhe të ndalojë me manovrat ushtarake që po i zhvillon në veri të Kosovës.
Tensionet dhe zjarrvëniet në Zubin Potok dhe Zveçan, i sheh të nxitura nga Serbia.
Ka bërë thirrje të rikthehet dialogu.
“Nuk ka asnjë diskutim, se është Serbia që duhet ta njohë këtë realitet të pakthyeshëm dhe është vërtetë për të ardhur keq, që në vend të përparimit konkret të dialogut dhe njohjes reciproke dhe çlirimit përfundimtar nga e shkuara, sot jemi dëshmitar të mavrove teatrale të ushtrisë së Serbisë në kufirin e shtetit sovran të Kosovës. Ato manovra nuk mbrojnë në fakt qytetarët serb në veriun e Kosovës sikundër pretendohet nga udhëheqja e Beogradit zyrtar, madje edhe nga disa fantazma gjeneralësh të ushtrisë së mundur në fushën e luftës më shumë se 20 vjet më parë sikur kanë dalë nga varri me pretendimin sikur po mbrohet integritet dhe siguria e qytetarëve serbë në Kosovës. Në fakt qytetarët serbë në Kosovës jetojnë të pakërcënuar në Kosovë dhe u paguhen faturat e energjisë elektrike nga ky shtet si askujt askund jo vetëm në Ballkan, por edhe në botë. Fatkeqësisht ato manovra rikthejnë në skenë hijen e së shkuarës dhe nxisin nacionalizmin vandal të zjarrvënësve të institucioneve publike që janë aty pikërisht për t’u shërbyer atyre qytetarëve serbë, të cilët nuk janë viktima të represionit shtetëror apo perskutimi me sfond etnike, por janë pengje të stagnimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Rama në Prishtinë.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide Një studim i ri ndërkombëtar sugjeron që i gjithë ekosistemit të tokës duhet t'i kushtohet më... -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot -
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41












