Kosova
Rama: Linja ajrore Prishtinë- Beograd, një hap i rëndësishëm
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka komentuar rivendosjen e linjës Prishtinë- Beograd si një hap të rëndësishëm dhe një falënderim për NATO-n për shkak të mbështetjes së saj.
Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar një hap të mirë për dialogun Kosovë-Serbi, vendosjen e linjës ajrore Prishtinë-Beograd.
“Falënderoj Stolenberg-un që ka qenë kaq shumë mbështetës për ne dhe në rajon. Mbështetës për rivendosjen e linjës Prishtinë- Beograd që është një hap i rëndësishëm dhe duhet të ndiqet nga të tjerët.
Duhet të ndiqet për procesin e zhvillimit rajonal dhe ndërshtetëror. E konsiderojmë NATO-n si një pjesë të rëndësishme në OSBE dhe faktor për ta bërë të suksesshëm në jetët tona”, thotë Rama.
Rama e bëri deklaratën gjatë një konference në Bruksel me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili e ka përshëndetur vendosjen e linjës ajrore Prishtinë- Beograd. Po ashtu edhe Rama e ka konsideruar një hap të mirë për përparimin e dialogut Kosovë- Serbi, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm sjell filmin e regjisores Dea Gjinovci Dokumentari “La Beauté de l’Âne” prezantohet më 31 mars në Zita Folkets Bio, në një ngjarje... -
Belgjikë
Pianistja kosovare Fatjona Maliqi shkëlqen në koncertin recital në Belgjikë -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare













