Shqipëria
Rama: Marrëveshja për emigrantët, model për vendet tjera
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni gjatë një interviste me gazetarin Maurizio Belpietro, në kuadër të eventit ”Il giorno della verita” theksoi problemet serioze me të cilat përballet Italia për sa i përket flukseve migratore duke theksuar se marrëveshja me Shqipërinë për migrantët ka shërbyer si frymëzim edhe për vendet e tjera, sipas faqes zyrtare të qeverisë italiane.
”Marrëveshjet me vendet e Afrikës së Veriut nuk janë të mundshme, janë të nevojshme dhe janë një nga çështjet kryesore që Italia ka sjellë në tryezën e Bashkimit Evropian. Jam munduar që qasja për çështjet e migracionit në BE të jetë një temë në bisedimet tona”, theksoi Meloni.
”Këtë po bën edhe Evropa sot, pavarësisht shigjetimeve të së majtës. Jo marrëveshjes me Tunizinë, jo marrëveshjes me Egjiptin, aq më pak me atë me Shqipërinë për të përpunuar kërkesat e azilkërkuesve në Shqipëri. Sepse nuk është e qartë se cili është propozimi i së majtës. Nuk e kam kuptuar ende se cilat janë zgjidhjet e tyre për këtë problematikë, thjesht na thonë se ne duhet që t’i anulojmë ato marrëveshje. Pra, le të heqim dorë nga pakti me Tunizinë, nuk duhet të flasim me Libinë. Sipas tyre ne jemi larg zbatimit të parimeve të shtetit ligjor me Shqipërinë”, theksoi Meloni.
”Le të themi se është bërë gjithçka që është e mundur për të ngadalësuar punën tonë, por ne vazhdojmë ta bëjmë atë punë dhe rezultatet vijnë ngadalë, apo jo? Jo me shpejtësinë që të gjithë shpresonim, por rezultatet po vijnë. Deri më sot, migrantët e paligjshëm në rrugën e Mesdheut Qendror janë ulur me më shumë se 60% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Pra, pak nga pak kjo punë po jep fryte dhe është një rrugë e ndjekur tashmë në Bashkimin Evropian. Ndaj kam besim se edhe falë votës së qytetarëve, ne mund t’i themi përfundimisht Evropës se kjo është rruga që duhet ndjekur”, apeloi kryeministrja.
”Debati nuk është se si i rishpërndajmë, debati është se si t’i trajtojmë para se të largohen”, nënvizoi ajo.
”Të gjithë komisionerët dhe të gjithë liderët evropianë pyesin ‘a është marrëveshja me Shqipërinë jashtë shtetit të së drejtës?’, me shpresën se dikush do të thoshte se është jashtë shtetit të së drejtës. Nuk është jashtë shtetit të së drejtës, është krejtësisht e realizueshme dhe u them edhe këtë: nëse funksionon mund të jetë model dhe frymëzim edhe për disa vende të tjera që po na pyesin se si funksionon kjo”, shtoi Meloni.
E-Diaspora
-
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër Pajtim Gashi: “Donim një kompani që nuk shet vetëm pajisje, por ofron besim, korrektësi dhe profesionalizëm... -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025
Jeta në Zvicër
-
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein Historia e saj është përfaqësuese e një kohe kur burra të fuqishëm e përdornin industrinë e... -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën -
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes











