Shqipëria
Rama me lajm të mirë për shqiptarët e Amerikës, së shpejti linja direkte Nju-Jork-Tiranë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dhënë një lajm të mirë për shqiptarët e Amerikës, gjatë takimit që ai zhvilloi me një përfaqësi të tyre në Gotham Hall të Nju-Jorkut.
Ai njoftoi se kanë nisur diskutimet me kompaninë amerikane Delta për vendosjen e një linje ajrore direkte me Tiranën.
“Shqipëria ka aeroportin me rritjen më të madhe në Evropë dhe aktualisht po negocion me kompaninë Delta për një fluturim direkt nga SHBA në Shqipëri. Nuk e di se kur përfundon negociata. Ndërkohë do të hapim dhe aeroportin e Vlorës, i cili do të ketë pistën më të gjatë në rajon dhe është bërë e tillë për fluturimet transoqeanike dhe po bisedojmë me AirAlbania për një fluturim të drejtpërdrejtë dhe do ta bëjmë këtu në Nju-Jork. Por e sigurt është që koha e gjatë për të pasur një fluturim të drejtpërdrejtë nuk do të jetë më aq e gjatë dhe besoj se për një kohë të arsyeshme do ta sjellim avionin këtu”, tha Rama.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot












