Lajme
Rama me thirrje për diasporën për zgjedhjet e 11 majit
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u bëri thirrje shqiptarëve në diasporë të regjistrohen për të marrë pjesë në zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit, duke ju rikujtuar atyre se afati i fundit për tu regjistruar është data 4 mars.
Rama vuri në dukje se kjo është hera e parë që shqiptarëve në diasporë ju mundësohet e drejta e votës.
“Ftoj secilin prej jush të regjistrohet si zgjedhës deri më datë 4 mars, për Partinë Socialiste si rrugën e vetme që do të ndërtojë shtetin modern shqiptar e që brenda pak vitesh do ta bashkojë me familjen e madhe të BE-së”, tha Rama.
Nëse votës së shqiptarëve të Shqipërisë do t’u shtohen për herë të parë edhe vota e shqiptarëve të Europës dhe botës, vijoi kryeministri, kjo do të thotë pikërisht sepse ne luftuam, duruam, por në fund e bëmë atë që premtuam.
“Dhe kush ndër ta mendon se ne ja ngritëm kokën Shqipërisë dhe në botë duhet të regjistrohet pa humbur kohë që me votën e vet për PS të investojë për rritjen e mëtejshme të prestigjit të këtij vendi dhe të bërit të mundur që bijtë e sotëm të jenë qytetarët kryelartë të barabartë mes të barabartësh në familjen e bashkuar europiane”, u shpreh ai, përcjell albinfo.ch.
Rama u bëri thirrje atyre të mos e lënë për ditën e fundit, por të futen në faqen e KQZ-së, në internet dhe të regjistrohen.
“Regjistrohuni për të votuar më 11 maj dhe mos e vini kurrë në dyshim! Vota e çuar tek cilido tjetër, është një gur i hedhur në ujë, në kënetën e një opozite bretkosash. Vota e sjellë tek ne është një gur i vendosur në muret e reja të shteti modern europian shqiptar, të cilat po shtrihen dhe po forcohen vit pas viti, në të gjitha fushat e jetës shqiptare, për t’ju bashkuar edhe për pak vite kalasë së Europës së bashkuar, ku më në fund do të valëvitet edhe flamuri më i bukur në botë”, u shpreh Rama.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Zvicër
-
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria Greva do të vazhdojë, edhe pse qeveria kantonale ka bërë lëshime në mosmarrëveshjen për buxhetin... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër













