Shqipëria
Shqipëri: Rama nuk ndërron mendje, zgjedhje më 30 qershor
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë ditës së sotme ka deklaruar në lidhje me vendimin e opozitës se nuk do të regjistrohen në zgjedhjet më 30 qershor.
“Me përfundimin e afatit për regjistrimin e partive, opozita ka vendosur që të dalë edhe nga rruga e zgjedhjeve duke zgjedhur dy forma ekstreme në kundërshtim të plotë me vijën e logjikës demokratike dhe e para e panjohur, e dyta jo e panjohur, por e provuar si një rrugë e vetëshkatërrimit. Aty ku opozitat kanë zgjedhur të braktisin zgjedhjet, praktikisht kanë marrë mbrapsht një periudhë të gjatë rrënimi dhe vështirësish të jashtëzakonshme për rindërtim”, tha Rama.
Ai shtoi se zgjedhjet nuk do të tërhiqen, ato do të mbahen në datën e caktuar.
“Në vend që të luftojë me program dhe ide, ka zgjedhur të luftojë me kërcënime dhe kapsolla. Në vend që t’i përfaqësojë zgjedhësit e vet në këtë sallë dhe zgjedhje, ka vendosur t’i nxjerrë edhe ata nga rruga e betejës demokratike. Kjo është shumë e rëndë. Ne nuk kemi zgjedhje tjetër vetëm të vijojmë me rrugën tonë, pa u marrë me ata, pa devijuar nga rruga e zgjedhjeve të 30 qershorit, pavarësisht rreziqeve të një procesi kur parti dhe disa kryetarë pa parti përbetohen se do ta dhunojnë të drejtën e popullit për të zgjedhur. Kjo nuk është zgjedhja jonë apo faji ynë, mund të bënim më shumë? Mbase, por nuk e di se çfarë?”, tha ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre Ndihmë financiare për viktimat e zjarrit në Crans-Montana... -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa













