Shqipëria
Rama prezantoi programin qeverisës për katër vitet e ardhshme
Ai premtoi së në katër vitet e ardhshme do të rrisin vlerën financiare të çekut të bebes që nga buxheti i ardhshëm, rritje të pagave për mësuesit si dhe tha se do mbyllet procesi i legalizimeve.
Ka nisur me debate seanca parlamentare ku kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama prezantoi programin e tij politik të qeverisë për katër vitet e ardhshme.
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho kërkoi fjalën, por kreu i kuvendit Ruçi tha se fjalën do e merrte pas fjalës së kryeministrit. Më pas disa minutave debat Ruçi i dha fjalën Spahos, transmeton albinfo.ch.
Edhe kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili kërkoi ndërprerjen e seancës për të mbledhur kryesinë e kuvendit, por edhe kjo u refuzua. Më pas kryeministri Rama e nisi fjalën me një përmbledhje të mësimeve që ka nxjerrë në 4 vitet e qeverisë së kaluar. Rama bëri thirrje opozitës për reflektim për shembullin që jepet në Parlament.
“Dekriminalizimi dhe kanabisi problematika reale por që u frynë pa masë. Nëse sot ne jemi në një ofensivë totale dhe rezultate të paimagjinueshme të kanabisit, e kotë të mohohet se opozita pati kontributin e saj. Sot po flitet paturpësisht në disa kryeqytete të huaja për krim etnik shqiptar dhe për këtë nuk ka diskutim që duhet të jemi bashkë”, theksoi Rama.
Ai premtoi së në katër vitet e ardhshme do të rrisin vlerën financiare të çekut të bebes që nga buxheti i ardhshëm, rritje të pagave për mësuesit si dhe tha se do mbyllet procesi i legalizimeve.
Rama u ka dhënë edhe një mesazh të fuqishëm për shtetin fqinjë grek. “Duam miqësi reciproke, respekt të ndërsjellë dhe bashkëpunim strategjik. Çdo grek që jeton në Shqipëri është anëtar me liri e të drejtat të barabarta të familjes tonë. Dhe minoriteti grek është një urë lidhëse mes dy vendeve tanë. Por Shqipëria pavarësisht halleve e nevojave të saj nuk do të mbyllë asnjëherë as sytë as gojën në mbrojtje të të vërtetave e të drejtave të veta. Shprehem besimplotë se koha që kemi përpara do të ndihmojë të zgjidhim e çështjeve të lëna pezull me dialog me këmbë në tokë dhe jo me deklarata flutaraka”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem Për të qëndruar brenda kufirit të kostos, paratë potencialisht do të ishin të mjaftueshme vetëm për... -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën -
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes -
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord










