Shqipëria
Rama për Fatos Nanon: E quajtën tradhtar për takimin me Millosheviç, e vërteta do dalë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë ceremonisë përkujtimore për ish-kryeministrin, Fatos Nano, të mbajtur në Tiranë, ka vlerësuar figurën dhe rolin historik të tij.
Në fjalimin e tij, Rama deklaroi se jeta dhe veprimtaria e Nanos përbëjnë një kapitull të pazëvendësueshëm në historinë e Partisë Socialiste dhe të Shqipërisë demokratike.
Ndër të tjera, ai kujtoi edhe periudhat më të vështira të jetës politike të Nanos, duke theksuar se pavarësisht kritikave dhe goditjeve, ai mbeti një figurë që mishëroi krenarinë dhe qëndrueshmërinë e Partisë Socialiste.
“PS nuk lëvizi asnjë moment, e bëri PS krenare për qenien e saj, promotore e interesave madhore të kombit. Ata që e nderuan kryetarin tonë, ishin po ata që e ngritën dhe e ulën tradhtar për takimin me Millosheviqin, dhe për plot të tjera që nuk ia vlen t’i kujtojmë”, u shpreh ai, transmeton albinfo.ch.
Në lidhje me takimin e shumëpërfolur të Fatos Nanos me ish-presidentin serb Sllobodan Millosheviq, Rama tha se historia do të tregojë se ai veprim ishte i motivuar nga ndjenja atdhetare, jo nga tradhtia.
“E kam dëgjuar prej tij bisedën me kasapin e Beogradit. Në atë takim nuk ka asgjë prej tradhtari, por kur të dalin në dritë fjalët e thëna në atë takim dhe bisedat me patriotët, atëherë askush nuk do vërë në dyshim se kontributi i tij e rendit Fatos Nanon në rreshtat e nderit”, tha Rama.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm "Tamil i ndyrë", "Sri Lanka i ndyrë", "Kthehu në vendin tënd", kishte thënë ai gjatë një... -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune -
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100











