Lajme
Rama: Shqipëria, në krye të klasifikimit për rritjen e trafikut ajror
Kreu i qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë me dije se Shqipëria renditet në krye të klasifikimit për rritjen e trafikut ajror.
Duke iu referuar një videoje të publikuar nga Agjencia Europiane e Aviacionit Civil, Eurocontrol, Shqipëria renditet e para për sa i përket rimëkëmbjes së transportit ajror që nga vera e vitit të kaluar duke arritur në 107 fluturime në ditë.
Portugalia renditet në vend të dytë, Turqia në vend të tretë, Norvegjia në vend të katërt, Spanja në vend të pestë.
“Mirëmëngjes, dhe me këtë video të publikuar nga Agjencia Europiane e Aviacionit Civil, Eurocontrol, ku tregohet se si Shqipëria ka dalë në krye të klasifikimit për rritjen e trafikut ajror, ju uroj një të diel të bukur”, shkruan Rama në Facebook.
Në një konferencë të mbajtur më 25 prill, kryeministri u shpreh se Aeroporti i Rinasit ka rritjen më të lartë të fluturimeve në Evropë. Sipas tij, kjo ka ardhur si pasojë e uljes së çmimeve dhe rritjes së investimeve.
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Themelohen “Oda e Grave Shqiptare në Zvicër”, organizatë për fuqizimin e grave -
Arrestohet një kosovar në Suedi, i dyshuar për përfshirje në trafikim droge -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
3eni.com, aty ku Arben “Beni” Myftari bashkon artin, teknologjinë dhe shpirtin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë do të jetë më e shtrenjtë dhe më e lirë në Zvicër në vitin 2026? Sa i përket çmimeve, ka lajme të mira dhe të këqija për konsumatorët zviceranë: ndërsa disa... -
Më pak vende pune dhe më shumë papunësi në sektorin bankar zviceran -
“20minuten” i jep lamtumirën botimit të saj të shtypur -
“Fjalët më të përdorura të vitit” në Zvicër -
Dalja e parakohshme në pension mund të mos lejohet më në Zvicër









