Kosova
Rama sot takohet me kancelarin Scholz
Vizita në Gjermani
Mësohet se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po qëndron në Gjermani, në kuadër të një vizite zyrtare, ndërsa sot do të takohet me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, përcjell albinfo.ch.
Takimi është planifikuar të ndodhë pasdite, rreth orës 18:00, ndërsa tema që pritet të diskutohet lidhet me integrimin e vendit në Bashkimin Evropian, lufta në Ukrainë, por edhe kriza e shkaktuar si pasojë e luftës.
Po ashtu do të diskutohen dhe çështje të tjera që prekin dy vendet, si ekonomia dhe politika e jashtme.
Pas takimit do të ketë dhe një konferencë për mediat të kryeministrit dhe kancelarit, ku do të mësohet dhe qëndrimi që ka Gjermania sa i përket integrimit të vendit, në kontekstin e një rendi të ri në Evropë, ku Ukrania ndodhet nën sulm nga Rusia.
Takimi do të mbyllet me një darkë informale të Ramës me Scholz.
E-Diaspora
-
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u... -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Parlamenti mund të vendosë për ndalimin e simboleve naziste Veç kryqit të thyer do të ndalohen edhe përshëndetja e Hitlerit dhe simbolet e modifikuara, siç... -
Cyrihu do të vazhdojë të kufizojë ndihmën sociale për refugjatët ukrainas -
Stuhi të forta sjellin breshër dhe bubullima në Zvicër -
Influencuesi lirohet nga akuzat për nxitje të urrejtjes ndaj të huajve -
Stuhia goditi masivisht Cyrihun, raportohet për dëme materiale












