Shqipëria
Rama: Studentët kundër dialogut shkaku i një grupi njerëzish
Kryeministri Edi Rama, duke iu referuar protestës së studentëve, tha se një grusht njerëzish po mbajnë peng mijëra student kundër dialogut.
“Një grusht njerëzish që përsërisin qorrazi avazin kundër dialogut, mbajnë peng mijëra studentë që duan dhe meritojnë jo vetëm adresimin e 8 pikave, po një transformim të thellë brenda Universitetit, përmes një Pakti me Qeverinë”.
“Historia tregon për shumë raste kur dialogut i janë trembur qeveritë, po s’ka bërë vaki kurrë që t’i tremben studentët dhe studentët sot në fakt, nuk i tremben dialogut, po presioneve kundër dialogut, sharjeve e fyerjeve ndaj kujtdo që kërkon dialog, të cilat porositen nga partitë përmes studentësh që i’a kanë shitur shpirtin politikës më të mbrapshtë”, vijoi Kryeministri, shkruan atsh përcjell albinfo.ch
Sidoqoftë, tha ai, farsa e kësaj barrikade absurde kundër dialogut, s’ka për të zgjatur sa ka zgjatur.
“Dialogu do të zhbllokohet, arsyeja do të fitojë dhe së bashku ne do të hapim një kapitull të ri për Universitetin”, shprehu bindjen Kryeministri.
E-Diaspora
-
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi “Para se ta përfundoja karrierën, po mendoja si të vazhdoja të jepja një lloj kontributi për... -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën”
Jeta në Zvicër
-
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar Sipas një raporti të Këshillit Federal, këto shërbime i kushtuan sigurimit të detyrueshëm shëndetësor gati 55... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël -
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih -
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit













