Lajme
Ramazani, obligim i çdo myslimani
Bashkësisë Islame të Kosovës i ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për muajin e Ramazanit, deklaroi Resul Rexhepi, sekretar i BIK-ut
Çdo besimtar mysliman, i cili është i moshës madhore dhe i shëndosh, e ka obligim ta agjërojë muajin e shenjtë të Ramazanit. Kështu ka deklaruar sekretari i përgjithshëm i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Resul Rexhepi, i cili gjithashtu njoftoi se projekti për xhaminë e madhe në Prishtinë është në finalizim.
Rexhepi ka bërë me dije se BIK-u i ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për Ramazanin.
“Ne si BIK, nëpërmjet Shoqatës ‘Bereqeti’, falë Zotit dhe donatorëve, sivjet jemi më të përgatitur se kurdoherë në këtë segment. Këtë e mbështes në faktin se nga Drejtoria e Vakteve e Turqisë kemi pranuar pesë mijë pako me artikuj të domosdoshëm ushqimorë dhe sanitarë, të cilët Shoqata ‘Bereqeti’ i ka shpërndarë deri në zonat më të thella të Kosovës”, ka thënë Rexhepi për Epokën e re.
Rexhepi ka treguar edhe për përgatitjet që janë duke u bërë për ndërtimin e xhamisë së madhe në Prishtinë. Në këtë kontekst, ai ka thënë se shumë shpejt do të finalizohet projekti për ndërtimin e kësaj xhamie.
Ndërsa duke folur për pjesëmarrjen e disa të rinjve nga Kosova në luftërat e ISIS-it, sekretari i përgjithshëm i BIK-ut ka thënë se ata i kanë dhënë goditje të rëndë atdheut tonë.
“Në aspektin e imazhit na kanë dobësuar. Pjesëmarrja e tyre në ISIS ka qenë një grusht shumë i madh për Kosovën dhe atdheun tonë. Ata nuk kanë mundur t’i japin grusht më ta madh Kosovës sesa të shkojnë në ISIS”, ka thënë Rexhepi.
E-Diaspora
-
Shkolla shqipe “Iliriada” në Belgjikë nderohet për kontributin në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare Ceremonia e mirënjohjeve u organizua nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bruksel, me pjesëmarrjen e... -
Në Itali hapen aplikimet për tekstet shkollore të diasporës për vitin 2026–2027 -
Turne i udhëhequr në shqip në kuadër të “Löwenbräukunst Offenes Haus” -
Jeton Hoxha, shqiptari më i votuar në Renens, rizgjidhet në Asamblenë Komunale -
Nesër në Bernë: Ejani në manifestimin “Kurora e Lirisë”
Jeta në Zvicër
-
Rriten kërkesat për zhvendosje nga fshati Brienz në Zvicër Në raundin e dytë të aplikimeve janë shtuar katër kërkesa të reja, ndërsa një është tërhequr... -
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfarë paralajmërojnë ekspertët -
1,750 zviceranë ende të bllokuar në Lindjen e Mesme për shkak të krizës -
Borë e madhe drejt Zvicrës – autoritetet paralajmërojnë rrezik të konsiderueshëm për të shtunën -
Lufta me Iranin rrezikon pushimet e zviceranëve në Egjipt











