Lajme
Rame Dardania rikthehet në Gjenevë me ekspozitën “Les émotions”
“Les émotions”, një udhëtim i thellë artistik në botën e brendshme të njeriut
Në Gjenevë, Rame Dardania rikthehet me një ekspozitë që nuk shfaqet vetëm, por përjetohet një dialog i hapur mes frikës, dhimbjes, lirisë dhe shpresës, shkruan albinfo.ch.
“Les émotions” nuk është thjesht një ekspozitë arti, por një përjetim emocional që sfidon shikuesin të përballet me vetveten. Artisti Rame Dardania rikthehet në Gjenevë për të ndarë me publikun një univers të brendshëm ku e mira dhe e keqja bashkëjetojnë, përplasen dhe, në fund, kërkojnë paqe.
Në veprat e tij, emocionet nuk fshihen dhe as zbukurohen. Frika shfaqet hapur, dhimbja pranohet si pjesë e qenies njerëzore, liria kërkohet me ngulm, ndërsa gëzimi vjen si dritë shprese mes kontrasteve. Arti i Dardanisë është i drejtpërdrejtë, i sinqertë dhe thellësisht njerëzor, ai flet për plagët e shpirtit, por edhe për procesin e shërimit.
Me energji të fortë vizuale, ngjyra që pulsojnë dhe figura që duken sikur marrin frymë, artisti e fton shikuesin të ndalet, të ndiejë dhe të reflektojë. Kjo është një formë arti që nuk gjykon, por përqafon kompleksitetin e jetës dhe kontrastet e saj të pashmangshme.
Ekspozita hapet më 12 shkurt 2026 në The House of Art Showroom në Gjenevë dhe do të qëndrojë e hapur deri më 6 mars. Një takim i sinqertë me emocionet, pa maska dhe pa barriera. /Albinfo.ch

Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Filmi ku luan aktorja nga Kosova, Luana Bajrami fiton çmim “Oscar” Regjisorja dhe aktorja kosovare me famë botërore, Luana Bajrami, bashkë me ekipin e filmit të saj... -
Në Bernë u mbajt manifestimi “Kurora e Lirisë” në përkujtim të Familjes Jashari -
Nuk dëbohen nga Zvicra dy kosovaret e dënuara për propagandim të ISIS-it -
Vjenë
14-vjeçarja shqiptare nga Vjena mahnit jurinë në “The Voice of Kids” në Gjermani -
Shqiptarët fitojnë katër ulëse në zgjedhjet komunale në Opfikon
Jeta në Zvicër
-
S’ka punë, s’ka pagë: Zvicra nuk bën përjashtime për punonjësit e bllokuar jashtë vendit Sipas ekspertëve të së drejtës së punës, vlen parimi i qartë: “pa punë, nuk ka pagë”... -
Nga Cyrihu në Turqi: Zgjedhja e politikanes 20-vjeçare me shami po bën bujë -
Bora e freskët në Zvicër krijon kushte ideale për skijim -
Vernissage i ekspozitës personale “Gruaja Matrioshkë” në Clarens -
Një grua vdes pas aksidentit në autostradën A2, Basel-Landschaft











