Kosova
Ramë Lahaj dhe Dëshira Ahmeti, në “Times Square”
Sot sheshi “Times Square” po duket bukur me një postim të koncertit të paralajmëruar nga Ramë Lahaj dhe Dëshira Ahmeti, shkruan albinfo.ch.
Një nga tenorët më të mirë shqiptar, Rame Lahaj, ka njoftuar koncertin e tij të ardhshëm që do të mbahet në Nju-Jork.
Ky koncert i dedikohet tërë komunitetit shqiptar dhe aleatëve dhe në çdo kohë për të mirën e shqiptarëve.
Lahaj ka bërë të ditur se përveç orkestrës simfonike, do të përfermojnë dirigjentët Elda Laro dhe Steven Fang si dhe sopranoja dibrane, Deshira Ahmeti. /Albinfo.ch

Postimi i plotë i Ramë Lahajt
Shqiptarët e mi të dashtun, përshëndetje nga Time Square. Ju ftoj të gjithëve në koncertin tim në New York, më 12 prill 2024 në St. George Theatre, në ora 7:30 PM!
Koncert i cili i dedikohet i tëri komunitetit shqiptar dhe aleatëve, miqve tanë të cilët kanë dhënë gjithçka dhe në çdo kohë për të mirën e shqiptarëve.
Artistët e mrekullueshëm që do e pasurojnë këtë mbrëmje përveç orkestrit simfonik janë dirigjentët Elda Laro dhe Steven Fang si dhe Sopranoja dibrane Deshira Ahmeti.
Adresa: Saint George Theater në 35 Hyatt Street, Staten Island, New York, 10301. Two Blocks from the Stated Island Ferry.
Nr. kontaktues: +1 718 442 2900 ose + 1 718 637 1267
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje Ai kishte kërcënuar me sulm në Festivalin e Këngës Eurovision në Bazel dhe ishte identifikuar si... -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026












