Muzikë
Ramë Lahaj dhe Erza Muqolli, në festivalin e parë operistik në Kosovë
“Ramë Lahaj International Opera Festival”, festivali i parë operistik në Kosovë po vjen me edicionin e dytë, ku dita-ditës po shpalosen edhe emrat që do të jenë pjesë e festivalit, përcjell albinfo.ch.
Tenori i famshëm shqiptar, Ramë Lahaj, ka bërë të ditur se ky edicion po vjen më shumë befasi dhe yjet nuk do të mungojnë.
Sot është zbuluar një tjetër yll që do të jetë pjesë e festivalit. Bëhet fjalë për Erza Muqollin, zërin që të rrëqethë mishin sa herë që e dëgjon.
Erza Muqolli është këngëtare e re nga Kosova që ka treguar talent të jashtëzakonshëm që në moshë të vogël. Filloi të studionte Piano dhe Këndim në Shkollën e Muzikës së Sarralbe që në moshën 7-vjeçare. Karriera e saj artistike nisi kur ajo mori vendin e 3-të në sezonin e 9-të të France’s Got Talent. Ajo ka qenë anëtare e një grupi muzikor fëmijësh të quajtur Kids United, si pjesë e fushatës së UNICEF-it në Francë. Ata kanë publikuar shumë singles dhe albume, të cilët janë vlerësuar gjerësisht. Publikimet e saj solo, ndër të tjerë përfshijnë single-in e titulluar “Je chanterai” dhe albumin e saj titulluar Erza Muqolli.
Kujtojmë që festivali RLIOF do të mbahet mes datave 21-31 korrik, me qëllim që rreth vetes të ketë edhe mërgimtarët. /kultplus
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot











