Lajme
Raportet SHBA-Kosovë nga këndvështrimi i analistëve amerikanë
Më 25 mars të këtij viti në parlamentin e Kosovës me votën e mosbesimit u rrëzua qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti.
Në mes përplasjesh edhe brenda koalicionit qeveritar, posaçërisht rreth trysnisë amerikane për heqjen e tarifave ndaj mallrave serbe. Zyrtarë evropianë dhe ish diplomatë amerikanë thanë se rrëzimi i saj u bë me bekimin e qeverisë amerikane.
Analisti Daniel Serwer, zëvendës presidenti i Këshillit të Atlantikut, Damon Wilson dhe ish zyrtari i Departamentit të Shtetit, James Hooper, në biseda me Zërin e Amerikës shfaqën vlerësime të ndryshme.
“Mendoj që Shtetet e Bashkuara ishin të pakënaqura me zotin Kurti dhe e mbështetën rrëzimin e tij. Po”, tha zoti Serwer.
Për Damon Wilson nga Këshilli Atlantik, janë qytetarët e Kosovës ata që përcaktojnë udhëheqësit e qeverisë dhe jo fuqitë e huaja.
“Po është e vërtetë se kishte një trysni ndërkombëtare dhe posaçërisht nga Shtetet e Bashkuara ndaj kryeministrit Kurti rreth tarifave ndaj mallrave serbe dhe çështjeve të lidhura me Serbinë. Trysni serioze në këtë rrafsh. Por, fundi i fundit, është në duart e parlamentit dhe qytetarëve të Kosovës të zgjedhin qeverinë e tyre, të zgjedhin koalicionin që funksionon dhe i çon çështjet përpara”, tha zoti Wilson.
James Hooper thotë se për qeverinë amerikane, çështja më e rëndësishme është një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që do t’i jepte fund konfliktit ndërmjet të tyre. Por, kryeministri Kurti, thotë ai, ju kundërvu kësaj çështjeje dhe qeveria amerikane e ka parë atë si pengesë.
“Dhe ajo që ndodhi është se ai lejoi që marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të rrezikohen nën udhëheqjen e tij. Tani ai është i brishtë përballë akuzave dhe mendoj se janë akuza të drejta, se ai keqmenaxhoi marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara. Mendoj se në Kosovë ka shumë gjera që udhëheqësit mund apo nuk mund t’i bëjnë dhe mund të kritikohen apo jo, por me sa marr vesh unë, marrëdhëniet me Amerikën janë shumë të rëndësishme për qytetarët e Kosovës, sikundër që mendoj se situata në Kosovë është e rëndësishme për qeverinë amerikane”, tha zoti Hooper.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Diaspora është zot shtëpie Nuk ka rëndësi data e prodhimit të një klipi që po qarkullon si murtajë nëpër rrjetet... -
Foto
KUR VESHJA BËHET IDENTITET! -
1 Maji “ndez” Zvicrën: Mijëra në rrugë në Cyrih dhe Bernë, nga protesta paqësore te përplasjet me policinë -
KQZ: Mërgata ka 12 ditë kohë për t’u regjistruar për zgjedhjet në Kosovë -
Zvicra përballet me “mafian e biçikletave”, disa e-bike të vjedhura përfundojnë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Zvicrës po i mbarojnë kombinimet e targave, Parlamenti kërkon lejimin e targave të personalizuara Këshilli Kombëtar ka miratuar një mocion për t’i lejuar targat me kombinime të zgjedhura nga qytetarët,... -
Lucern: Gruaja gjendet në banesën e saj disa muaj pasi kishte vdekur -
Mundësi me rrënjë shqiptare, Naim Fejzaj kthehet në ring pas sulmit në tru -
Zvicër: Shitjet me pakicë, në rënie -
Aferë dashurie midis dy gjyqtarëve federalë














