Kosova
Raportet tregtare Kosovë-Gjermani arrijnë në 92 milionë euro
Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare ka njoftuar se Investimet Huaja Direkte të këtij vendi në Kosovë për 6-muajshin e parë këtij viti kanë kapur vlerën e 92 milionë eurove.
Në 7-mujorin e parë të këtij viti, eksporti i produkteve nga Kosova në Gjermani ka arritur vlerën 52 milionë euro, derisa importi nga ky shtet evropian në vendin tonë arrin vlerën e mallrave në 414 milionë euro.
Ndërkaq, sipas statistikave mes dy vendeve, Investimet e Huaja Direkte nga janari deri në qershor të këtij viti kapin vlerën 92 milionë euro.
Kështu është bërë e ditur nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare gjatë një takimi me një delegacion i lartë gjerman, të cilët janë informuar për ekonominë e Kosovës.
Drejtoresha e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, Nora Hasani ishte pjesë e pritjes së delegacionit të lartë gjerman, të organizuar nga Zyra e Fondacionit Politik gjerman Konrad Adenauer Stiftung (KAS).
“Ajo që u vu në pah, ishte se Kosova ka partner kryesor Gjermaninë në të bërit biznes që nga paslufta. Këtë e thonë statistikat mes dy vendeve, ku Investimet e Huaja Direkte nga janari deri në qershor të këtij viti kapin vlerën 92 milionë euro. Në anën tjetër eksporti i produkteve kosovare në Gjermani në 7-mujorin e parë të këtij viti ka mbërritur 52 milionë euro, përballë importit nga Gjermania në Kosovë me 414 milionë euro”.
Me një përbërje prej udhëheqësish të organizatave, odave dhe zyrave ekonomike gjermane, interesimi i këtij delegacioni ishte i fokusuar në aspektin ekonomik.
Investimet e huaja direkte në Kosovë brenda këtij viti janë rritur për dhjetëra miliona euro, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022. Gjermania prin me nivelin më të lartë të investimeve.
Për nga sektori i investimeve të huaja direkte në Kosovë, të dhënat e rendisin të parën, sektorin e patundshmërive.
Pastaj renditen aktivitete e financave dhe të sigurimit dhe aktivitete e tjera me vlera më të ulëta.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Bernës është gati ta quajë feminicidin me emrin e saj të vërtetë Këshilli ekzekutiv i kantonit të Bernës është i përgatitur të përmendë në mënyrë të qartë feminicidin... -
Universitetet zvicerane paralajmërojnë se plani “10 milionë” mund të dëmtojë kërkimet -
Virusi dengue zbulohet për herë të parë në Bazel -
Rritet numri i dyqaneve bosh në Gjenevë – alarm për ekonominë lokale -
Zvicra investon miliarda në mbrojtjen ajrore












