Kosova
Raporti i agjencisë së BE-së: Grupi terrorist i Banjskës, i lidhur me Beogradin
Instituti i Bashkimit Europian për Studime të Sigurisë ka publikuar një raport për Kosovën me titull: “Quo Vadis Kosova? Është koha për t’u rilidhur me Perëndimin”. Në të bëhet një përmbledhje e të gjitha zhvillimeve dhe një hartë e incidenteve që kanë ndodhur, kryesisht në veriun e vendit.
Ajo që bie në sy në raportin e agjencisë së BE-së, është fakti se të gjitha janë provokuar nga serbët, duke nisur me bllokimet e rrugëve, të shtënat ndaj policisë, rrëmbimi i 3 policëve nga spiunët serbë e deri të sulmi i rrezikshëm në Banjskë.
“Në shtatorin e vitit 2023, një grup i armatosur i lidhur me Beogradin hyri në fshatin e Banjskës, ku ndodhi një përleshje e armatosur me policinë lokale, të klasifikuar nga BE-ja si një sulm terrorist, ku mbeti i vrarë një polici dhe disa agresorë”, instituti i BE-s për studime të sigurisë.
Por Kosova kritikohet ashpër për mungesën e koordinimit të veprimeve me aleatët perëndimorë, përfshirë këtu edhe atë për dinarin serb. Agjencia e BE-së thekson se shtyrja e pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të refuzimit të qeverisë në Prishtinë për të përmbushur angazhimet e marra përsipër në kuadër të Dialogut, ka shtuar edhe më shumë shqetësimet e Perëndimit se Kosova po pengon dialogun, bashkë me Serbinë. Në raport thuhet se veprimet e të dyja palëve po rrezikojnë shtimin e tensioneve dhe përfundimin në një tjetër spirale dhune.
“Kosova ka ngecur. Aspiratat për t’iu bashkuar BE-së dhe NATO-s janë bllokuar”, lexohet në dokument, duke saktësuar se është ngrirë edhe fondi i ndihmës nga plani i rritjes të Brukselit. Në raport përmendet rritja e buxhetit të Kosovës për fuqizimin e ushtrisë, përfshirë blerjen e antitankëve Javelin nga Amerika dhe dronëve Bajraktar nga Turqia.
Instituti i Bashkimit Europian për Studime të Sigurisë rekomandon që të bëhet kujdes në këtë fazë tranzicioni politik në Shtetet e Bashkuara dhe Europë dhe të mbahen në vrojtim pikat e nxehta, veçanërisht veriu i Kosovës.
Unionit i bëhet thirrje që të angazhohet me 5 shtetet mosnjohëse anëtare që të afrohen me Prishtinën zyrtare. Në aspektin e sigurisë, këshillohet që Kosova të zhvillojë aftësi efektive në reagimin ndaj situatave të emergjencës.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran Prodhuesi i këpucëve On ka fituar betejën me autoritetet zvicerane. Pas viteve të gjyqit, kompania ka... -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026













