Kosova
Raporti i parë për Kosovën mbi bashkëpunimin universitet-biznes
Këto ditë në Kosovë është hartuar raporti i parë i Kosovës i realizuar nga ekspertë të ndryshëm ndërkombëtarë që merren me bashkëpunimin e arsimit të lartë dhe biznesit.
Ky bashkëpunim mes universiteteve dhe bizneseve në Kosovë, sipas raportit është nën mesataren evropiane, por perceptimi i pedagogëve universitarë ofron shenja pozitive për të ardhmen, megjithatë, faktorët kontekstualë duket se dukshëm pengojnë zhvillimin e këtij bashkëpunimi, përcjell albinfo.ch
Kështu thuhet në raportin kombëtar mbi studimin e UBC-së në Kosovë, e matur nga perspektiva e institucioneve të arsimit të lartë. Rezultatet e paraqitura në këtë studim janë pjesë e Monitorimit Global të Angazhimit Universitar (Global University Engagement Monitor – GUEM).
Bashkëpunimi midis universiteteve dhe bizneseve po bëhet më i zakonshëm si një mënyrë e mundshme për të trajtuar problemet institucionale siç janë bizneset që kanë nevojë për talent dhe inovacione, si dhe universitetet duhet të jenë relevante për tregun e punës dhe transferimin e rezultateve të hulumtimit.
Ky ‘pilotprojekt’ pret të ketë mbështetje nga qeveria e re, në menyrë që të arrijë realizimin brenda në Kosovë.
Ky raport ka ardhur si rezultat edhe i kontributit në nivel ndërkombëtar të Dr. Remzie Shahini-Hoxhaj, profesoreshë në Universitetin e Prishtinës, në degën e Gazetarisë, e që rezultoi të realizohet për herë të parë në Kosovë.
Ajo dhe ekspertë të tjerë të fushës, në emisionin “Start Up” mbrëmë kanë treguar për rëndësinë e ketij raporti dhe gjendjën në të cilen qendron Kosova sa i përket bashkëpunimit universitet-biznes, përcjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029











