Kosova
Raportohet se është sulmuar deputeti Adem Hoxha
Ai përfundon në spital bashkë me familjen
Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në fshatin Zlipotok të Dragashit, ku një deputet aktual i Kuvendit të Kosovës, bashkë me bashkëshorten dhe vajzën e tij të mitur, janë sulmuar fizikisht dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore, përcjell albinfo.ch.
Rreth orës 18:10, Adem Hoxha, rreth 57-vjeçar, bashkëshortja e tij N.H., rreth 50-vjeçare dhe vajza e tyre e mitur, rreth 14-vjeçare janë përfshirë në një përleshje fizike me të dyshuarin S.K, rreth 61-vjeçar.
Ngjarja është raportuar fillimisht nga QKMF-ja e Dragashit, ku viktimat janë paraqitur për ndihmë mjekësore. Pas trajtimit fillestar, ata janë dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku sipas raportit të mjekëve, lëndimet janë klasifikuar si të lehta trupore.
Policia e stacionit në Dragash dhe njësia e hetimeve, në bashkëpunim me hetuesit rajonalë, kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme hetimore, duke marrë parasysh ndjeshmërinë dhe rëndësinë publike të rastit. Motivi i incidentit, sipas burimeve, mbetet ende i paqartë.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti “Lëndim i lehtë trupor” dhe është lëshuar aktvendim për ndalim prej 48 orësh.
Hetimet janë duke vazhduar, ndërsa organet e drejtësisë po trajtojnë rastin me prioritet të lartë për shkak të përfshirjes së një zyrtari të lartë të shtetit.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave Popullsia zvicerane duhet të përfitojë nga një furnizim i sigurt me ilaçe. Këshilli Federal të premten... -
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA -
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër -
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime -
Më pak çokollatë zvicerane po shitet, por fitimet po rriten










