Lajme
Rasmussen në Zvicër, Kosova temë e takimeve
Pjesëmarrja e trupave të Zvicrës në “Partneritetin për paqe” ka marrë lëvdata nga Rasmussen dhe nga nikoqirët e tij
Sekretari gjeneral i NATO-s Andres Fogh Rasmussen ka vizituar të enjten Zvicrën. Në takimin që ka pasur me ministrin zviceran të mbrojtjes, Maurer dhe atë të punëve të jashtme, Burkhalter, kreu i NATO-s ka folur, veç tjerash edhe për angazhimin e Zvicrës në Kosovë.
Pjesëmarrja e trupave të Zvicrës (Swisscoy) në kuadër të KFOR-it, gjegjësisht angazhimi zviceran për “Partneritetin për paqe” ka marrë lëvdata nga Rasmussen ashtu si dhe nga nikoqirët e tij.
Angazhimi i forcave zvicerane në Kosovë ka filluar para 13 vitesh ndërsa do të vazhdojüe së paku deri në vitin 2014.
Shkaku i drejtpërdrejtë i vizitës së Rasmussenit në Zvicër ka qenë ftesa që Universiteti i Cyrihut i ka bërë atij për të mbajtur një ligjëratë.
E-Diaspora
-
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm Kosova me paraqitje të veçantë në eventin ndërkombëtar të modës në Stokholm... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Japoni
Erjon Krasniqi doktoron në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni -
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











