Kosova
Rasti “Visametric”, flet avokati që e paditi kompaninë
Drejtori i “Visametric”, shtetas turk, me inicialet S.O., është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore”, nga neni 394, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.
Kështu ka njoftuar Prokuroria Themelore në Prishtinë, duke thënë se ndalimi i tij u bë në kuadër të ndërmarrjes së veprimeve hetimore lidhur me rastin “VisaMetric”.
Ndërkaq, avokati Flamur Abdullahu, muaj më parë, kishte bërë ankesë në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe më pas edhe padi kolektive ndaj “VisaMetric”, pasi kjo e fundit kishte detyruar aplikuesit për viza që të paguajnë tarifën prej 30 eurosh.
Ai tha për ATV se detyrimi “VisaMetric” që aplikantët e vizave të paguajnë tarifën e caktuar nga kjo kompani, përbënte shkelje të të drejtave të konsumatorit, transmeton Albinfo.ch.
“Unë isha një prej personave që kur aplikova për vizë, u detyrova të paguaj tarifën e postës e cila në parim do të mund të ishte një shërbim që unë mund ta zgjidhja, nëse e dua atë shërbim apo nuk e dua. Në rastin e “VisaMetric”, ata na detyronin që të paguanim këtë tarifë dhe nuk ishte e mundur zgjedhja. Kjo përbënte shkelje të të drejtave të konsumatorit për arsye se ne uebfaqen e “VisaMetric’, ky shërbim reklamohej si i zgjedhshëm. Pastaj unë fillova ankesën në departamentin për mbrojtjen e konsumatorit, propozimin për masë sigurimi dhe padinë kolektive. Pas propozimit për masë sigurimi, Gjykata vendosi që kjo pagesë të mos u merret konsumatorëve dhe ne jemi në pritje të seancave për çështjen e padisë kolektive, me të cilën kemi kërkuar që të kthehen këto mjete të gjithë konsumatorëve që kanë paguar sikur unë”, tregoi Abdullahu.
Ai tha se ende nuk ka informata se deri ku ka shkuar kjo çështje në Gjykatë dhe për numrin e personave të afektuar, por pret që kur t’i vijë radha kësaj padie, pret që të ftohet nga Gjykata.
“Nuk kam informatë në lidhje me sa persona janë afektuar. Konsideroj që të afektuar janë të gjithë ata që kanë aplikuar nga shtatori i vitit të kaluar deri para disa ditëve kur “VisaMetric” ka filluar të zbatojë vendimin e Gjykatës. Të gjithë ata që kanë aplikuar, kanë paguar postën, pavarësisht se a merret apo jo viza, ajo është çështje tjetër, është vendim i ambasadës. Për kohën dhe veprimet tjera të cilat do të merren në Gjykatë, ne vetëm e kemi dorëzua padinë para disa muajve dhe presim që kur t’i vie radha, Gjyakata të na ftojë”, tha Abdullahu.
Ndryshe, kompania “VisaMetric”, ka pranuar ditë më parë vendimin e Gjykatës Komerciale të Kosovës, ku i ndalohej që të marrin nga 30 euro për shërbime postare qytetarëve që aplikojnë për viza gjermane./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria











