Lajme
Ratifikohet marrëveshja për largimin e emigrantëve të paligjshëm kosovarë
Senati çek e ka ratifikuar marrëveshjen në mes të dyja vendeve, Kosovë-Çeki, lidhur me largimin e emigrantëve të paligjshëm nga Republika e Çekisë, për në shtëpitë e tyre.
Marrëveshja besohet të ndikojë në largimin e problemeve në komunikimin ndërmjet autoriteteve kosovare dhe çeke, në identifikimin e personave dhe dërgimin e tyre në shtëpi, njofton REL.
Marrëveshja pritet që të nënshkruhet nga presidenti Vasllav Kllaus, në mënyrë që të hyjë në fuqi. Kjo mund te jetë çështje problematike, pasi që Kllaus nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
Qeveria çeke e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur, por Kllaus gjithmonë e ka kundërshtuar një gjë të tillë.
Policia çeke, vitin e kaluar arrestoi 16 qytetarë kosovarë, të cilët po qëndronin në mënyrë të paligjshme në Çeki. Në vitin 2009, katër njerëz nga Kosova ishin ndaluar pikërisht për këtë arsye, raporton REL.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar Në vitin e ri, Skoda, Volvo dhe Kia po bëjnë një fillim të shkëlqyer në Zvicër... -
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër?











