Kosova
Reagon Abdixhiku: Kurti instrumentalizoi kryetarin e PDK-së
Abdixhiku: Zgjidhja, dorëheqja e Kryeministrit, pastaj shpërbërja e Kuvendit
Sot, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka publikuar qëndrimet e partisë që drejton një ditë pasi ka refuzuar darkën e ftuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me liderët e partive opozitare, përcjell albinfo.ch.
Po ashtu, ai ka thënë se zgjidhja për situatën ku gjendet Kosovës është shumë e thjeshtë, duke potencuar se fillimisht Kurti duhet të japë dorëheqje dhe më pas të shpërndahet Kuvendi i Kosovës.
Kreu i LDK-së tutje ka thënë se pas më shumë se tre vjetëve popullizëm dhe pa ndonjë progres të dukshëm, pas polarizimit të skajshëm të shoqërisë dhe pas një propagande pa asnjë konsideratë njerëzore, Kurti ka zgjedhur instrumentalizimin e opozitës për ta shpëtuar vetveten nga dështimi i madh, shkruan Gazeta Express.
Abdixhiku ka thënë se LDK-ja nuk bëhet pjesë e një instrumentalizimi të tillë dhe shton se fatkeqësisht Kurti e ka gjetur aleatin për një gjë të tillë, duke aluduar në kreun e PDK-së, Memli Kransiqin, i cili ishte i vetmi që i shkoi Kurtit në darkë.
Kreu i LDK-së ka thënë se LDK është e gatshme të kërkojë votë dhe të marrë përgjegjësi përmes programit të saj politik “Rruga e Re”, derisa ka shtuar se për një gjë të tillë Kurti duhet të japë dorëheqje, të shpërndahet Kuvendi dhe më pas të caktohet data e zgjedhjeve.
Darkën e Kurtit e ka quajtur si një farsë dhe ka thënë se LDK-ja s’bëhet pjesë e asnjë marrëveshje të paracaktuar prapa dyerve të mbyllura të darkave.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran Prodhuesi i këpucëve On ka fituar betejën me autoritetet zvicerane. Pas viteve të gjyqit, kompania ka... -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026












