Kosova
Reagon QUINT-i në lidhje me ashpërsimin e gjuhës së krerëve politikë të Kosovës
Shtetet e QUINT-it, përmes një deklarate të përbashkët kanë bërë thirrje në drejtim të udhëheqësve politikë në Kosovë që diskutimet e tyre t’i bëjnë pa fyerje dhe kërcënime.
Sipas QUINT-it, gjuha nxitëse dhe në veçanti sulmet personale që synojnë promovimin e synimeve politike mund të çojnë në një atmosferë, e cila krijon hapësirë për akte dhune.
“U bëjmë thirrje udhëheqësve politikë të Kosovës të diskutojnë lidhur me sfidat dhe mundësitë e shumta me të cilat përballet Kosova pa fyerje dhe kërcënime. E ardhmja demokratike e Kosovës varet nga zgjuarsia e udhëheqësve të saj për të vënë një shembull pozitiv të diskursit shoqëror dhe respektimin e lirisë së shprehjes. Çdo formë e gjuhës nxitëse, e në veçanti sulmet personale që synojnë promovimin e objektivave politike, mund të kontribuojnë në një atmosferë që inkurajon akte dhune. Qytetarët e Kosovës meritojnë më mire”, thuhet në reagimin e QUINT-it.
Një reagim i tillë i QUINT-it vjen pas një fushate që është iniciuar në rrjete sociale kundër kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, për kinse lidhjet e familjarëve të saj me Serbinë.
Një fushate të tillë i ishte bashkuar edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i cili madje kishte premtuar se do të publikojë fakte shtesë për lidhjet e familjes së Vjosa Osmanit me Serbinë nëse kjo e fundit reagon.
Ndaj deklarimeve të Thaçit kishte reaguar ashpër vetë Osmani, e cila kishte thënë se “gjarpri po synonë të kafshojë nderin e familjes”.
E-Diaspora
-
Paradoksi shqiptar: mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës Ndërsa në Maqedoninë e Veriut luftohet për këto të drejta bazë, në Zvicër shpesh shohim një... -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe -
Washington D.C.
Kultura e Kosovës promovohet në Washington D.C.
Jeta në Zvicër
-
A do të preken udhëtarët në Zvicër nga kriza e afërt e karburantit të avionëve në Evropë? Ndërsa lufta në Lindjen e Mesme vazhdon dhe furnizimet me karburant po ngushtohen, disa linja ajrore... -
Sa i (pa)pastër është ajri në Zvicër -
Ndjenja e konsumatorëve zviceranë u përkeqësua për shkak të luftës në Iran -
Zvicër: Shoferi në korsinë e gabuar shkakton përplasje mes dy veturave -
Raport: Zvicra duhet të reformojë sistemin e kujdesit për fëmijët












