Lajme
Reagon Tahiri: Ndarja, destabilizon rajonin
Edita Tahiri: "Nuk do të vihet fare në tavolinë një ide e tillë, dhe asnjë temë tjetër politike"
Kryesuesja e ekipit të Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar ndaj deklaratës së shefit të ekipit serb në dialogun Kosovë-Serbi, Borko Stefanoviç, se shteti i tij është i gatshëm të flasë edhe për ndarjen e Kosovës.
Tahiri ka hedhur poshtë mundësinë që një temë e tillë të jetë pjesë e këtyre bisedimeve.
Ajo ka kujtuar se, asnjë palë s’mund të imponojë tema pa u pajtuar të trija palët që janë pjesë këtyre bisedimeve – Kosovës, Serbisë dhe ndërmjetësuesit Bashkimit Evropian.
Ndonëse dialogu Kosovë–Serbi është quajtur teknik, është pala serbe që po tenton të flasë edhe për çështje politike. Shefi ekipit serb në këto bisedime Borko Stefanoviç citohet nga mediat serbe të ketë deklaruar se shteti i tij është i gatshëm të flasë edhe për ndarjen e Kosovës.
“Nuk do të vihet fare në tavolinë një ide e tillë, dhe asnjë temë tjetër politike. Idetë e tilla janë destabilizuese për të gjithë rajonin dhe i takojnë politikave të vjetra hegjemoniste të Serbisë, e që nuk korrespondojnë me realitetin”, ka theksuar Tahiri.
Ajo ka ripërsëritur se koncepti i bisedimeve të filluara kohë më parë është i qartë për të gjitha palët, si dialog teknik, madje edhe nga Bashkimi Europian si ndërmjetësues.
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati Z. Rifati njihet në mënyrë të veçantë edhe për lidhjet e tij të ngushta me arbëreshët,... -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj












