Sport
Reagon Xhemaili: Është e pakuptimtë të bëj kontratë 10-vjeçare
Futbollisti i Galatasarayt, Blerim Xhemaili, përmes Twitter-it ka reaguar në lidhje me ofrimin e kontratës nga Young Boys
Gazeta zvicerane “Blick” ditë më parë shkroi se mesfushorit shqiptar që luan për Zvicrën, ekipi Young Boys, i ka ofruar kontratë 10-vjeçare, pesë vjet si futbollist dhe pesë të tjera si drejtor i klubit. Madje u tha se presidenti i klubit të Young Boys me avionin e tij privat është nisur për në Turqi për ta takuar Blerimin.
Por ky lajm për Blerim Xhemailin është thjesht një thashetheme, njofton albinfo.ch.
“Rreth thashethemeve të Blickut: Nuk është e vërtetë që Young Boys më ka ofruar kontratë 10-vjeçare. Do të ishte e pakuptimtë si për mua, ashtu edhe për Young Boys për të arritur marrëveshje kaq të gjatë. Unë nuk kam vendosur ende se cila do të jetë e ardhmja ime. Kur kjo të ndodhë, të gjithë do ta mësojnë! Blerimi Xhemaili”, ka shkruar ai në reagimin e tij, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029











