Shkurt.ch
Realizohet transmetimi i informatave me “telepati”
Eksperimenti është realizuar përmes elektroencefalografisë, e cila mundëson matjen e valëve të trurit jashtë trupit
Një ekip shkencëtarësh nga Universiteti i Harwardit dhe ekspertë francezë e spanjollë ka arritur që për herë të parë t`i bartë informatat nga një tru në trurin tjetër të njeriut. Bëhet fjalë për katër pjesëmarrës në eksperiment, nga 28 deri në 50 vjeç, të cilët ishin larg njëri tjetrit rreth tetë mijë kilometra. Ata nuk i janë nënshtruar asnjë ndërhyrjeje kirurgjike.
Eksperimenti ka rrjedhur kështu: njëri nga personat e testuar ka qëndruar diku në Indi dhe në një tabelë i janë shkruar fjalë me kuptim të caktuar. Në kokë ai kishte një lloj aparati transmetues. Tre personat tjerë pjesëmarrës në testim bartnin në kokë aparatet përkatëse “pranuese”. Detyrë e tyre ishte që të përsëritnin fjalët të cilat personi testues numër një ua dërgonte atyre përmes rrugës së transmetimit të mendimeve.
Eksperimenti është realizuar përmes elektroencefalografisë, e cila mundëson matjen e valëve të trurit jashtë trupit. Aparati ka kapur informacionet e dërguara dhe pastaj i ka përcjellë ato tutje përmes internetit. Informatat më tutje janë rikonvertuar përmes induksionit elektromagnetik.
Njëri nga bashkautorët e studimit, Alvaro Pascual-Leone ka thënë për news.sky.com se qëllimi i eksperimentit ka qenë mundësimi i komunikimit të drejtpërdrejtë në mes të dy njerëzve përmes leximit të aktivitetit të trurit të njërit person dhe injektimit të këtij aktiviteti te personi tjetër.
E-Diaspora
-
Pranvera Hyseni operon teleskopët e NASA-s në Mauna Kea Shkencëtarja kosovare Pranvera Hyseni operon teleskopët më të avancuar të NASA-s në Mauna Kea... -
Pritje deri në 30 minuta në hyrje të pikës Dheu i Bardhë -
Itali
Bernard Dika, shqiptari që fitoi mbi 14 mijë vota në Toskanë -
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës













