Kosova
Reduktohen aktivitetet në gjykatat e Kosovës shkaku i koronavirusit
Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka vendosur të dielën që të reduktojë esencialisht të gjitha aktivitetet në kuadër të tij dhe në të gjitha Gjykatat e Kosovës pas konfirmimit të rasteve të para me koronavirus në Kosovë.
Vendimi i KGJK-së është bërë i ditur të dielën, përmes një njoftimi për medie, raporton KOHA.
Në kuadër të tij, kryetarët e gjykatave udhëzohen të caktojnë gjyqtarët dhe stafin administrativ të mjaftueshëm për të kujdestaruar dhe realizuar vetëm veprimtaritë e natyrës urgjente, ato të caktimit të masave për sigurimin e prezencës së të pandehurve-paraburgimit apo masave të tjera, rastet e dhunës në familje, masave tjera si dhe rasteve tjera urgjente që eventualisht mund të paraqiten.
Në kuadër të po këtij vendimi, Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës autorizohet që “të reduktojë esencialisht stafin në zyrë dhe të realizojë vetëm veprimtaritë esenciale administrative në kuadër të Sekretariatit”.
“Në të gjitha rastet kur është e mundur dhe e lejuar me ligj, të punësuarit e sistemit gjyqësor aktivitetet dhe punën e tyre t’i realizojnë nga vendet e tyre të banimit përmes formave të ndryshme të komunikimit elektronik”, është pikë e katërt e këtij vendimi.
KGJK ka bërë të ditur se këto masa do të vlejnë në një vendim të radhës dhe se ai hyn në fuqi më 16 mars, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide Një studim i ri ndërkombëtar sugjeron që i gjithë ekosistemit të tokës duhet t'i kushtohet më... -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot -
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41













