Lajme
Referendum kundër pushimit fëmijëror të etërve
Një komitet mbipartiak i përbërë nga përfaqësues të SVP dhe të liberalëve (FDP) dëshiron kështu ta rrëzojë një vendim parlamentar
Ata që kundërshtojnë pushimin dyjavësh për etërit e fëmijëve të porsalindur, nuk kanë qëndruar duarkryq pas votimit pozitiv që parlamenti i bëri këtij pushimi, vitin e kaluar, shkruan srf.ch. Kundërshtuesit patën paralajmëruar referendum lidhur me këtë dhe, tashmë kanë grumbulluar numrin prej 55.203 nënshkrimesh për këtë qëllim.
Një komitet mbipartiak i përbërë nga përfaqësues të SVP dhe të liberalëve (FDP) dëshiron kështu ta rrëzojë vendimin e përmendur parlamentar, transmeton albinfo.ch. Sipas vendimit, baballarët kanë te drejtë të marrin dy javë pushim të paguar gjatë gjashtë muajve të parë pas lindjes së fëmijës.
Vendimi parlamentar kishte ardhur si kundër-propozim indirekt i qeverisë zvicerane ndaj një iniciative e cila kërkonte katër javë pushime për baballarët. Nismëtarët e referendumit dëshirojnë të tërheqin referendumin e tyre nëse populli pranon kundër-propozimin e përmendur.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Prishtina apo Dubai? Destinacionet ajrore të preferuara të zviceranëve Më shumë se 25 milionë njerëz fluturuan nga Zvicra në vitin 2025. Por për të shkuar... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Aargau: Një ton kanabis u sekuestrua -
Zvicra paralajmëron se lufta në Lindjen e Mesme rrezikon të bëhet e paparashikueshme -
UBS merr licencën kombëtare bankare për SHBA-në













