Jeta në Zvicër
Referendum kundër shtrenjtimit të vinjetës
Kundërshtarët e shtrenjtimit të çmimit të vinjetës për autostrada kanë mbledhur tashmë 70 mijë nënshkrime
Nëse nuk do të shtrenjtohet çmimi i vinjetës së autostradës nga 40 në 100 franga, shteti nuk mund të realizojë projektet e ardhshme rrugore, kishte paralajmëruar ministrja zvicerane e Transportit, Doris Leuthard.
Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës ka rënë dakord në mars me Dhomën e Kantoneve të Parlamentit të Zvicrës për një rritje të çmimit të vinjetës.
Por më 4 prill është inicuar një nismë popullore kundër shtrenjtimit të vinjetave të autostradës.
Për vetëm 50 ditë kanë mbledhur 70 mijë nënshkrime, 20 mijë më shumë se janë të kërkuar për referendum
Nisma do të votohet ose në nëntor apo mars 2014-s. Për Leuthard nuk do të jetë lehtë për të siguruar votat.
Pas referendumit qëndrojnë edhe „Auto Schweiz“, „TCS“, „ACS“ etj.
Vinjetat e reja do të mbledhin 300 milionë franga shtesë në buxhetin e shtetit. Por kundërshtarët me nismën e tyre thonë të mos jetë e nevojshme ngase me 9.5 miliard mbulohen lehtë shpenzimet.
Vinjeta e autostradës është vjetore dhe ka hyrë në fuqi që nga viti 1985. Në vitin 1995 ajo ka pësuar rritje të çmimit, duke kaluar nga 30 në 40 franga zvicerane për vit.
E-Diaspora
-
Zvicra dhe Kosova drejt një epoke të re ekonomike Marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet shteteve të EFTA-s dhe Republikës së Kosovës po hyn në... -
KQZ lejon votimin në përfaqësitë diplomatike edhe me dokumente të skaduara -
Vritet një grua e moshuar nga Kosova në Buchs ZH: tre arrestime deri tani -
Krishtlindja dhe Viti i Ri: Saktësia teologjike e gjuhës në traditën katolike dhe etërve të Kishës -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi”
Jeta në Zvicër
-
Të paktën 2000 persona janë të shtrirë në shtrat në Zvicër me simptoma të gripit Të paktën 2000 persona janë aktualisht të shtrirë në shtrat me grip në Zvicër. Gripi sezonal... -
Fjalori zvicerano-gjerman që duhet të dini për Krishtlindje -
Zvicra dhe Kosova drejt një epoke të re ekonomike -
9 vende skijimi në Zvicër me borë të garantuar -
Zvicra 2026: 7 ndryshime ligjore që duhen ditur












