Lajme
Referendum në Gjenevë kundër kufirit 50 km/h në rrugët kryesore
E majta në Gjenevë, së bashku me organizatat mjedisore, të mobilitetit dhe shoqatat e banorëve, ka nisur zyrtarisht një referendum kundër vendosjes së kufirit të shpejtësisë 50 km/h në rrugët kryesore të qytetit.
Ky vendim vjen pasi përfshirja e këtij parimi në ligj u miratua nga shumica e djathtë në Këshillin e Madh të kantonit.
Komiteti i referendumit deklaroi të hënën se ndryshimi në Ligjin për Mobilitet të Koordinuar dhe të Balancuar (LMCE) dëmton banorët e lagjeve të prekura në favor të trafikut kalimtar. Sipas tyre, rreth 120,000 persona në Gjenevë janë të ekspozuar ndaj niveleve të larta të zhurmës nga trafiku rrugor, transmeton albinfo.ch.
Gjithashtu, komiteti theksoi rrezikun në rritje për jetën: në rast përplasjeje, probabiliteti i vdekjes rritet nga 10% në shpejtësi 30 km/h në 70% në 50 km/h.
Kundërshtarët e ndryshimit e cilësojnë tekstin si “të vjetëruar, të rrezikshëm dhe të papërgjegjshëm”, duke nënvizuar përfitimet e kufizimeve më të ulëta të shpejtësisë. Sipas tyre, kufiri 30 km/h përmirëson qarkullimin, ul ndotjen e ajrit dhe emetimet e gazeve serrë, si dhe redukton grimcat e imëta nga gomat dhe frenat që ndotin ajrin dhe lumenjtë. Po ashtu, ai lehtëson gjelbërimin e hapësirave urbane.
Sipas nismëtarëve të referendumit, ky ndryshim ligjor do të kufizojë pa nevojë komunat dhe administratën kantonale, duke penguar marrjen në konsideratë të specifikave të lagjeve dhe zbatimin e masave të synuara. Ata theksojnë gjithashtu se standardet federale për mbrojtjen nga zhurma tashmë hasin vështirësi në zbatim.
Organizatorët kanë afat deri më 1 prill për të mbledhur 4,272 nënshkrime të vlefshme për ta çuar çështjen në votim.
E-Diaspora
-
Nxënësit dhe arsimtarët shqiptarë në Zvicër shkënuan Ditën Botërore të Gjuhëve Amtare Në kuadër të 21 Shkurtit, Ditës Botërore të Gjuhëve Amtare, shkollat shqipe në diasporë kanë kremtuar... -
Mbrëmja kulturore në Firenze bashkon diasporën shqiptare përmes filmit kosovar -
Auron Shaqiri: Zëri i qytetarëve dhe i diasporës mund të ndryshojë Lozanën -
Mario Fehr: Zvicra dhe Kosova kanë një miqësi të thellë, histori dhe vlera të përbashkëta -
SHKA “17 SHKURTI” – Një shtyllë e ruajtjes së kulturës dhe identitetit shqiptar në Austri
Jeta në Zvicër
-
Presion për rritjen e pagave në teleferikët e Vaud Në kantonin e Vaud, teleferikët nuk kanë një pagë minimale, dhe sindikata SCIV po denoncon kushtet... -
Nxënësit dhe arsimtarët shqiptarë në Zvicër shkënuan Ditën Botërore të Gjuhëve Amtare -
Pasuria në Zvicër rritet ndjeshëm – propozohet tatim mbi pasurinë -
Policia e Cyrihut do të përdorë AI në hetime -
Kompanitë zvicerane të pasigurta pas tarifave të SHBA-së









