Shkurt.ch
Referendum për sekretin bankar
Zviceranët me referendum do të vendosin edhe për sekretin bankar në vend.
Tashmë iniciatorët kanë mbledhur mbi 117 mijë nënshkrime në favor të iniciativës popullore “Po, në mbrojtje të sferës private”.
Iniciativa synon rregullimin me kushtetutë të sekretit bankar në vend. Ndër të tjera, shkëmbimi automatik i informacionit do të përjashtohet në nivel vendi.
Shoqata e bankierëve nuk e ka mbështetur nismën.
Sipas iniciatorëve të nismës, shkëmbimi automatik i informacioneve bankare brenda vendit do të dëmtonte besimin ndërmjet shtetit dhe qytetarit.
Sipas nismëtarëve të referendumit, tashmë ka ardhur koha për t’u dhënë fund këtyre tendencave, të paktën brenda vendit.
Komiteti iniciator mendon se çdo person me vendbanim në Zvicër duhet të jetë i mbrojtur në jetën e tij private financiare.
Nismëtarët saktësojnë se iniciativa nuk mbron as evazionin dhe as mashtrimet fiskale.
Zviceranët mund të deklarohen për këtë iniciativë në referendumin e vitit 2016.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 Uber ka publikuar për herë të parë detaje se si banorët zviceranë e përdorin shërbimin e... -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja?











