Lajme
Refugjatët kalojnë telat me gjemba dhe kordonin policor
Vazhdojnë tensionet në kufirin jugor të Maqedonisë. Një grup i madh prej qindra emigrantëve ka kaluar një pjesë të kordonit policor në territorin maqedonas dhe janë nisuzr të ikin.
Policia ishte e pafuqishme para numrit të madh të emigrantëve që morën një hapësirë të madhe në kufirin midis Maqedonisë dhe Greqisë. Për një moment nisën që në mënyrë masive të futen nga pjesët ku forcat policore janë më pak në numër, transmeton zhurnal.mk
Emigrantët refuzuan që ta marrin ndihmën humanitare në ushqim dhe pije që i jepej nga ana e policëve maqedonas, shkruan zhurnal.nk. Bërtitën :” Nuk e duam ushqimin tuaj” dhe refuzuan që ta marrin atë që i afrohej.
Pasi që e kaluan kordonin, një pjesë e madhe prej tyre u nisën drejt stacionit hekurudhor në Gjevgjeli. Atje fotografitë përsëri janë të njëjta si para disa ditëve. Më shumë se mijëra emigrant të vendosur afër hekurudhave presin trenin drejt Tabanocit.
Sipas Ligjit për azil, duhet që të vijnë deri te punkti policor ku duhet të lëshojnë kërkesë se kanë për qëllim që të kërkojnë azil. Në afat prej 48 orëve ata ose duhet të kërkojnë azil ose duhet ta lëshojnë vendin.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj













