Lajme
Refugjatët nga Ukraina mund të udhëtojnë falas me trenat e SBB-së
“Për momentin, SBB u mundëson të ikurve nga Ukraina të udhëtojnë drejt destinacionit të tyre në Zvicër ose të kalojnë tranzit me tren lehtësisht dhe pa pagesë"
Ndërmarrja Federale e Hekurudhave të Zvicrës, SBB lejon refugjatët ukrainas të udhëtojnë në trenat e saj pa pagesë. Kjo u bë e ditur nga Bundesbahn të hënën.
Siç është njoftuar, gjysmë milion njerëz nga zona e luftës janë tashmë në arrati, transmeton albinfo.ch. Radhë të gjata makinash dhe autobusësh janë krijuar në pikat e kontrollit në kufijtë me Poloninë, Hungarinë, Sllovakinë dhe Moldavinë. Kjo e fundit, jo-anëtare e BE-së.
Të tjerë kanë kaluar kufijtë në këmbë, duke marrë me vete gjësednet më të domosdoshme, për t`i ikur luftës gjegjësisht për të gjetur sigurinë e tyre, në vendet e BE-së.
Shumë prej tyre, supozohet se mund të vijnë edhe në Zvicër.
Siç raportohet nga SBB, refugjatët nga Ukraina mund të udhëtojnë falas në trenat e saj, shkruan 20minuten.ch.
“Për momentin, SBB u mundëson njerëzve që kanë ikur nga Ukraina të udhëtojnë drejt destinacionit të tyre në Zvicër ose të kalojnë tranzit me tren lehtësisht dhe pa pagesë. Kjo është në përputhje me vendimin e Këshillit Federal të sotëm, 28 shkurt 2022, dhe në konsultim me Sekretariatin Shtetëror për Migracionin (SEM)”, njofton SBB.
Kjo konfirmohet edhe nga Alliance SwissPass. Vendimi u mor në konsultim me Deutsche Bahn të Gjermanisë dhe Hekurudhat Federale Austriake.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë Mbrëmje filmi në Bernë: Kujtesë dhe rrëfim me “La Beauté de l’Âne”... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Zvicër
-
Zvicra përballet me debat të ashpër për kriminalitetin e të huajve Dëbime apo parandalim? Debati që ndan politikën në Zvicër... -
Aksidenti tragjik në Alpet Zvicerane: defekti teknik shkaktoi rrëzimin fatal të teleferikut -
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës













