Shkurt.ch
Refuzohet ankesa e prindërve, fushata “Love Life”- e pastër
Gjykata Federale Administrative nuk sheh asnjë arsye për të cilën do të ndërpritej fushata. Sipas saj "zhvillimi i fëmijëve dhe të rinjve, nuk rrezikohet nga kjo fushatë"
Prindërit e 35 fëmijëve 7 deri 16 vjeçarë kishin ushtruar ankesë në Zyrën Federale për Shëndetësi (BAG) kundër fushatës aktuale për mbrojtje nga HIV, me titullin „Love Life“. Sipas tyre fushata duhej të ndalohej pasi që, siç thonë ata, ajo me pamjet që ofron është „e pashije“ dhe „fyese“.
Pasi që BAG nuk e ka pranuar ankesën, çështja ka shkuar në Gjykatën Federale Administrative. Kjo e fundit nuk sheh asnjë arsye për të cilën do të ndërpritej fushata në fjalë. Sipas përgjigjes me shkrim që ka dhënë ajo, zhvillimi i fëmijëve dhe të rinjve, nuk rrezikohet nga kjo fushatë.
Fushata „Love Life“ me pamjet në plakate dhe me videot përmes të cilave është prezantuar, ka nxitur mjaft reagime në opinionin publik. Shumë nga kritikët shohin në to „seksizëm“ ose madje edhe afërsi me pornografinë.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet Njëherë të përdorura vetëm për dritë, lutje ose festime ditëlindjeje, qirinjtë janë shndërruar në aksesor modern... -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje










