Kosova
Refuzohet kërkesa e Thaçit dhe të tjerëve për lirim të përkohshëm nga Gjykata Speciale
Në njoftimin e fundit nga gjykatësi i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara të Hagës, Nicolas Guillou, thuhet se e ka refuzuar kërkesën e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-deputetit Rexhep Selimi dhe ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi për lirim të përkohshëm, përcjell albinfo.ch.
Në njoftimin e lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës refuzimi i kërkesës për lirimin e përkohshëm të Thaçit arsyetohet me Nenin 41(6)(b) të ligjit.
Ndër të tjera, ky nen përfshin rrezikun nga arratisja, rrezikun nga shkatërrimi, fshehja, ndryshimi ose falsifikimi i provave, si dhe rrezikun e përsëritjes së veprës penale.
Vendimi për vazhdimin e paraburgimit është bërë publik ditë më parë, ndërsa të mërkurën është publikuar në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara të Kosovës edhe vendimi për Hashim Thaçin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin.
Ditë më parë është refuzuar edhe kërkesa e Kadri Veselit për lirim të përkohshëm.
E-Diaspora
-
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit "Ky akt përfaqëson një dëshmi të qartë të solidaritetit të vazhdueshëm të Zvicrës me Kosovën", ka... -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Itali
Vdes shqiptari në Itali, dyshohet se u hodh vetë para trenit
Jeta në Zvicër
-
Central gjigant në Zvicër 600 metra nën tokë, një nga më të fuqishmit në Evropë Impianti “Nant de Drance” ruan dhe prodhon energji përmes ujit, duke luajtur rol kyç në stabilitetin... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
Revolucioni diellor evropian nisi në Zvicër? -
Stacioni më i lartë kërkimor në Evropë ndodhet në Zvicër?












