Shkurt.ch
Regjioni Jura mbetet në Bernë
70 për Qind të pjesëmarrësve në votimin e sotëm,sipas rezultateve të deritashme kanë votuar për mbetje në kantonin e Bernës
Shumica dërmuese e votuesve të regjionit Jura në kuadrin e kantonit të Bernës kanë hedhur poshtë iniciativën për të themeluar süe bashku me kantonin ekzistues Jura një kanton të ri, më të madh frankofon. Plot 70 për qind, sipas rezultateve të deritashme kanë votuar për mbetje në kantonin e Bernës.
Por, në të njëjtën kohë kanë votuar edhe qytetarët e kantonit Jura për t`ia bashkuar kantonit të tyre regjionin frankofon të mbetur në Bernë. Këta ndërkaq kanë votuar me shumicë për iniciativën.
Me gjithë faktin se refuzimi i iniciativës tashmë është punë e kryer, ende priten rezultatet nga komuna më e madhe e regjionit, Moutier, që merret edhe si bastion i separatizmit jurasian. Dallimi ka qenë shumë i ngushtë kështu që votat janë dërguar në rinumërim.
Krahas votimit për tri iniciativat në nivel federal, votimi për kantonin Jura që mbahet në dy kantone ka ngjallur interesimin më të madh të opinionit të gjithë Zvicrës.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”











