Lajme
Regjistrimi i popullsisë “tërmet” në Bosnje: 50.1 për qind myslimanë
Rezultatet e fundit të regjistrimit të popullsisë në Bosnjë e Hercegovinë tregon se popullata e këtij shteti tani ka 50.8 boshnjakë myslimanë, 30.8 për qind serbë, 15.4 për qind kroatë
Edhe pse Bosnja dhe Hercegovina kishte humbur gati një të pestën e popullsisë gjatë 25 vjetëve të fundit, rezultatet e fundit demografike tregojnë se boshnjakët përbëjnë shumicën e popullsisë së këtij shteti 50,1 për qind të popullsisë. Ky rezultat ka shkaktuar “tërmet” në këtë shtet që është i ndarë në tri kombe: serb, boshnjak dhe kroat.
Menjëherë pasi Agjencia e Statistikave të këtij shteti ka publikuar të dhënat, Republika Serbe e Bosnjës, siç raporton REL, ka thënë se refuzon të njohë regjistrimin si valid, pasi serbët nuk dolën se ishin më shumë se 30.8 për qind e popullsisë së përgjithshme në këtë shtet.
Sipas regjistrimit të vitit 2013, Bosnje Hercegovinës ka gjithësie 3.5 milionë banorë, ose 20 për qind më pas se që kishte në vitin 1991. prej këtyre banorëve, 50.1 për qind janë boshnjakë myslimanë, 30.8 për qind janë serbë dhe 15.4 për qind janë kroatë. Këto rezultatet janë shtyrë për më shumë se dy vjet nga frika e përplasjeve politike.
Ndryshe, sipas statistikave, në vitin 1991, Bosnja dhe Hercegovina kishte 31.2 për qind serbë, 17.4 për qind kroatë dhe 43.5 për qind boshnjakë myslimanë. Rezultatet tregojnë se vetëm boshnjakët janë shtuar, ndërsa dy kombet tjera që përbëjnë BeH-në, janë reduktuar.
Por, pas rezultateve të vitit 1991, Bosnja dhe Hercegovina u përfshi nga lufta e cila zgjati nga viti 1992 -1995, gjatë së cilës u vranë 100 mijë njerëz dhe 2 milionë të tjerë nga grupe të ndryshme etnike u zhvendosën.
Disa analistë presin që këto të dhëna tani të ringjallin përpjekjet e partive boshnjake që të kërkojnë më shumë pushtet në çështjet e shtetit.
“Pa kaluar 50 përqindëshin nënkupton se pushteti duhet ndarë në tri pjesë të barabarta. Kur një grup etnik përbënë më shumë se 50për qind të popullatës, atëherë shteti do të jetë ndryshe. Atëherë do të kemi një shtet boshnjak , pra Bosnja dhe Hercegovina me dy minoritete në të”, thotë Zlatko Dizdareviq, gazetar i pavarur në Sarajevë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Zjarr masiv në Lucernë, ndërhyjnë rreth 100 zjarrfikës Shtëpi në Lucernë përfshihet nga flakët, evakuohen tre persona... -
Qyteti i Cyrihut shënon numrin më të lartë të banorëve në histori -
Hetimet zbulojnë detaje të reja për arrestimin e kosovarit në Cyrih -
Hotel luksoz në Crans-Montana mbyllet për shkelje sigurie -
Parlamenti kritikon ashpër kushtet e paraburgimit në Vaud












