Lajme
Regjistrimi krijon paradokse me votuesit
Regjistrimi sjell konfuzitet ndërmjet qytetarëve me të drejt vote dhe qytetarëve në përgjithësi. Në disa komuna dalin më shumë votues se sa qytetarë rezident. Rezultatet përfundimtare të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave ka krijuar shumë paqartësi në listën e votuesve. Numri i atyre që kanë pasur të drejt të votojnë dhe numri i […]
Regjistrimi sjell konfuzitet ndërmjet qytetarëve me të drejt vote dhe qytetarëve në përgjithësi. Në disa komuna dalin më shumë votues se sa qytetarë rezident.
Rezultatet përfundimtare të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave ka krijuar shumë paqartësi në listën e votuesve. Numri i atyre që kanë pasur të drejt të votojnë dhe numri i frymorëve në përgjithësi, në bazë të rezultateve të fundit, varion vetëm për 160 mijë banorë.
Rezultatet e regjistrimit të popullsisë, që u publikuan katër ditë më parë, ka shtuar edhe më shumë bindjet se zgjedhjet e fundit, (2010) ka pasur manipulime. Kjo edhe për faktin se në disa komuna, numri i votuesve ka dalë më i madh se sa numri i popullatës së regjistruar.
Televizioni publik, RTK ka marrë për shembull vetëm komunën e Gjakovës, në të cilën në bazë të regjistrimit të përgjithshëm të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, ka 94556 banorë, ndërsa në zgjedhjet e fundit ka pasur 97.215 votues.
Valdete Daka është kryetare e Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. “Asnjëherë nuk mund të merret për bazë lista e regjistrimit për shkak se ne i pastrojmë listat vazhdimisht dhe jemi më të saktë”, ka thënë Daka, sipas të cilës, KQZ do të ketë në konsideratë regjistrimin e popullsisë në zgjedhjet e ardhshme.
Mirëpo nuk është vetëm Gjakova që ka shpërputhje ndërmjet listës së votuesve dhe atyre të regjistruar si frymor. Edhe në komunat tjera ndodhë i njëjti paradoks. Në komunën e Shtërpcës janë regjistruar 6.949 banorë, ndërsa në zgjedhjet e fundit ka pasur të drejt vote 12.604 votues.
Enti i Statistikave të Kosovës ka shpallur rezultatet përfundimtare të regjistrimit të popullsisë. Sipas ESK-së, Kosova Në bazë të shifrave Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka 1.739.825 banorë, ndërsa sipas KQZ-së, në zgjedhjet e fundit ka pasur 1.630.636 qytetarë me të drejt vote.
Sipas statistikave demografike, Kosova ka një popullsi kryesisht të re. Rreth 70 për qind e popullsisë i përkasin moshës nën 35 vjeç, ndërsa sipas përllogaritjes, nën moshën 18 vjeçare, që kanë të drejt vote, janë rreth 18 për qind e popullsisë.
Por, ajo që ka krijuar boshllëk në mes regjistruesve dhe votuesve, është numri i madh i kosovarëve që jetojnë në diasporë. Shumica prej tyre janë në listat e votimit, por nuk kanë pasur të drejt të regjistrohen si banorë rezident të Republikës së Kosovës. Institucionet në Prishtinës po bëjnë “matjet” për regjistrimin diasporës në vitin 2013.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 Siç ishte njoftuar më parë, operatori Swisscom do të ndërpresë përdorimin e teknologjisë 3G deri në... -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA











