Lajme
Regjistrimi nuk përfundon në të gjitha komunat në Kosovë
Prishtina, Parteshi, Kllokoti, Decani dhe disa komuna te tjera do ta vazhdojnë regjistrimin deri të martën
Nuk del ashtu sic ishte parashikuar. Regjistrimi i popullsisë nuk do të përfundojë në të gjitha komunat. Kjo për shkak se kryeqyteti i Kosovës ka një numër të madh banorësh, ndërsa në komunat tjera nuk kanë mundur të përfshihen gjithë banorët në këtë proces.
Nuk ka pasur mbulim të plotë dhe për hir të kësaj është shtyrë afati deri të martën ka thënë kryesuesi i komisionit qendror për regjistrimin e popullsisë Rifat Blaku.
Sipas tij, në shumicën e komunave tashmë ka përfunduar procesi i regjistrimit. Gjatë një konference për shtyp, nuk u dha numri i atyre që deri më tash janë regjistruar përderisa sipas tyre nuk bëhet një analizë më e saktë.
Rezultatet preliminare, siç u tha, pritet të jepen në qershor të këtij viti, ndërkohë ato përfundimtare, sipas zyrtarëve, do të bëhen publike në maj 2012.
Po ashtu, edhe veriu i Kosovës, i cili menaxhohet nga UNOPS, do të regjistrohet njëjtë, por nuk u dha një afat kur do të ndodhë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit Parlamenti mbështeti propozimin nga Komiteti i Financave dhe partitë e qendrës për të ulur normën e... -
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026











