Lajme
Reis Luzhnica nga SP bëhet deputeti i dytë shqiptar në Parlamentin e Cyrihut
Duke qenë i pari në listë pas fitueses në zgjedhjet e vitit 218 (e cila kalon në një post tjetër) Reisit i takon ta marrë mandatin e deputetit të Cyrihut
Duke filluar nga 25 gushti një vend në Parlamentin e qytetit të Cyrihut (asamblenë) do ta “mbulojë” një politikan i ri shqiptarozviceran. Bëhet fjalë për Reis Luzhnicën, të lindur në Prishtinë, në vitin 1990.
Luzhnica, i ardhur në Zvicër me prindërit kur ishte vetëm dy vjeç, do të trashëgojë kështu vendin e deputetes Vera Ziswiler e cila kalon në një post të ri, shkruan albinfo.ch.
Reis Luzhnica në zgjedhjet e fundit (2018) ka qenë kandidat i Partisë Socialdemokrate (SP) ndërsa votat e fituara nuk i kishin mjaftuar për të siguruar vendin në asamble.
Tani, duke qenë i pari në listë pas fituesit të atëhershëm nga partia e tij, atij i takon ta marrë mandatin e deputetit/asambleistit të Cyrihut.
I kontaktuar nga albinfo.ch, deputeti më i ri i Cyrihut, Reis Luzhnica thotë: “Jam shumë i motivuar qe te angazhohem me politika socialdemokrate për të gjithë qytetarët e Cyrihut, pa dallime. Qytetin tonë e presin sfida të ndryshme në te ardhmen, për të cilat sp-ja i ka përgjigjet e duhura”.
Reis Luzhnica drejton një punëtori shtypi në Altstetten. Krahas anëtarësisë në SP ai njihet ehde për angazhimin e tij në Lëvizjen Vetëvendosje, në Zvicër.
Qyteti i Cyrihut është një metropol i vërtetë dhe, me rreth 440.000 banorët e tij, dukshëm më i madh në krahasim me qytetet tjera të mëdha në Zvicër.
Siç dihet, në Cyrih dhe rrethinë është përqendruar një komunitet i madh shqiptar, sigurisht, më i madhi në Zvicër . Por, deri para tri vitesh nga ky komunitet nuk kishte asnjë përfaqësues në Parlament.
Shqiptariozvicerani i parë që arriti të bëhej pjesë e Parlamentit të qytetit, ishte Përparim Avdili, me prejardhje nga Kumanova, kandidat i Partisë Liberale (FDP).
Marrë parasysh madhësinë e Cyrihut, të jesh i përfaqësuar në parlamentin e këtij qyteti është sigurisht diçka më e veçantë, shkruan albinfo.ch. Prandaj lajmi për deputetin e dytë me prejardhje shqiptare në këtë parlament është po ashtu me rëndësi.
Të kujtojmë, deputete në Parlamentin e Kantonit të Cyrihut aktualisht është politikania e re nga SP, Qëndresa Sadriu.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran Prodhuesi i këpucëve On ka fituar betejën me autoritetet zvicerane. Pas viteve të gjyqit, kompania ka... -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026














