Shqipëria
Reklamimi në TikTok i sjell Shqipërisë më shumë turistë
Reklamimi nga gazetat prestigjioze, por dhe interesimi i markave ndërkombëtare të hotelerive për të investuar në Shqipëri, kanë rritur këtë sezon veror prenotimet nga turistët me 20-30% që në fillim të majit.
Agjencitë turistike raportojnë se Shqipëria po konsiderohet nga të huajt e të gjitha grupmoshave si “thesari i pazbuluar” i Ballkanit, teksa shumë shtete tashmë janë ezauruar për turistët, transmeton A2, përcjell albinfo.ch.
“Rritja e prenotimeve është mbi 20-30%, kjo dhe për faktin e reklamave pozitive që kemi pasur nga vendet e tjera, të cilat po e shohin Shqipërinë si një vend ekzotik, si një vend i pazbuluar dhe ka interes të madh. Ne këtë vit presim fluks turistësh nga Mbretëria e Bashkuar dhe Spanja. Nga Mbretëria e Bashkuar për shkak të PR pozitiv që kemi pasur nga gazetat që merren me turizmin si BBC Travel, The Mirror, The Guardian, The Sun. Po ashtu edhe në Spanjë, ku interesi është për shkak të emrave gjigantë të hotelerive spanjolle, po vijnë dhe po investojnë në Shqipëri”, shprehet Frenkli Prengaj, operator turistik.
Platforma të ndryshme sociale, por kryesisht reklamimi në Tik Tok i Shqipërisë, kanë ndikuar në boom-in e turistëve këtë sezon, sipas operatorëve turistikë.
“Një tjetër anë ku ne po marrim treg nga turizmi është edhe TikTok. Na kanë rastisur të rinj jo vetëm nga Europa, edhe nga Australia, të cilët shohin trendet e turizmit në TikTok, ku paraqitet Shqipëria, ku dhe aty kemi PR pozitiv se kemi të njëjta plazhe si Greqia, por me çmime më të lira, ashtu edhe të njëjtat alpe, si Zvicra apo Austria, por me çmime më të lira. Pjesa e polakëve dhe Çekëve janë shumë të interesuar për alpet në Shqipëri. E gjithë Europa Lindore po hapet drejt Shqipërisë.”
Më të preferuarat në këtë sezon veror për turistët si vendas dhe të huaj mbeten Thethi e Valbona. Nga agjencitë turistike një interesim i madh është vërejtur edhe për turet ditore, të cilat lidhen më së shumti me kulturën dhe historinë.
E-Diaspora
-
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë Festë jubilarie në Mynih: Kënga dhe vallja shqiptare lidhin brezat... -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar











