Bota
Rekord fluturimesh në BE: 918 milionë pasagjerë gjatë vitit 2015
Janë shënuar gjithsej 918.3 milionë pasagjerë që gjatë vitit 2015 janë shërbyer me aeroplan për udhëtimet e tyre
Në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian gjatë vitit të kaluar ka pasur një numër rekord njeëzish që kanë shfryytëzuar aeroplanin si mjet transporti. Janë shënuar gjithsej 918.3 milionë pasagjerë që gjatë vitit 2015 janë shërbyer me aeroplan për udhëtimet e tyre, shkruan srf.ch. Këtë njoftim e bën Zyra Evropiane e Statistikës, Eurostat në Luksemburg.
Me këtë shifër është rritur për 4.7 për qind numri i fluturimeve në krahasim me atë të vitit 2014, transmeton albinfo.ch. Kjo rritje është në kuadër të trendit që po vazhdon prej disa vitesh.
Numrin më të madh të pasagjerëve e ka shënuar Britania e Madhe, ku aeroplanin si mjet transporti e kanë shfrytëzuar 232 milionë sish. Ndërsa vendin e dytë e zënë gjermanët: në Gjermani dhe nga Gjermania kanë fluturuar 194 milionë persona.
Rritjen më të madhe e ka shënuar Sllovakia, me 15.3 për qind.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Po ngiste makinën me 114 km/orë në zonën 50 km/orë: I konfiskohet patenta Bernë: Shoferi 36-vjeçar iu konfiskua menjëherë patenta, njoftoi policia të shtunën. Mjeti i tij u sekuestrua... -
Prishtina apo Dubai? Destinacionet ajrore të preferuara të zviceranëve -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Aargau: Një ton kanabis u sekuestrua -
Zvicra paralajmëron se lufta në Lindjen e Mesme rrezikon të bëhet e paparashikueshme













