Shkurt.ch
Rekord i papunësisë në Erurozonë
Papunësia në Eurozonë arriti një rekord të ri, ndërsa inflacioni preku nivelin më të ulët të tre viteve të fundit
Papunësia ka shënuar një rritje 0,1% në muajin mars, në krahasim me shkurtin, duke kapur nivelin e 12,1% të forcës aktive, në 17 vendet që përdorin monedhën e përbashkët euro.
Në total, 19.2 milionë shtetas të Eurozonës janë të paaftë të sigurojnë një vend punë, ndonëse e kërkojnë një të tillë.
Greqia dhe Spanja janë dy vendet me problemin më të thellë të papunësisë, me nivelin e saj në 27,2% dhe 26,7%.
Secili prej këtyre dy vendeve ka një nivel papunësie mbi 50%, përsa i përket papunësisë së të rinjve, në grupmoshën 18-25 vjeç.
Austria dhe Gjermania janë dy vendet më pak të prekura nga papunësia brenda Eurozonës, me 4,7% dhe 5,4% përkatësisht.
Ndërkohë, të dhëna paralele të Eurostatit treguan se inflacioni eshtë reduktuar në prill në 1,2%, niveli më i ulët i tre viteve të fundit, raporton TCH.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti Më shumë se 75% e të anketuarve nuk besojnë se Zvicra është e gatshme për kërcënime... -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane paralajmëron: Rreziku për Evropën është rrezik për Zvicrën -
Zvicër
Rritet papunësia tek të diplomuarit me master në Zvicër












